Rama siguron per demonstrate paqesore

Kryesocialisti ne nje dalje te vone per mediat garanton menjanimin e cdolloj forme dhune
TIRAN - Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama garantoi dje opinionin publik dhe ate nderkombetar se demonstrata homazh qe do te zhvillohet sot nuk ka lidhje me asnje lloj forme te dhunes. Mbremjen e djeshme ne nje dalje per mediat kryesocialisti siguroi se vullneti i tyre i palekundur dhe bindja e tyre e padiskutueshme eshte qe jo vetem demonstrata homazh por e gjithe rruga e rezistences sone paqesore nuk ka dhe nuk do te kete asnjehere lidhje me asnje lloj forme te dhunes.
Ne besojme tek drejtesia e kesaj perpjekje ne besojme tek domosdoshmeria per ti dhene zgjidhje krizave qe rendohen perdite duke e bere perdite e me te veshtire jeten ne vendin tone per te gjithe ata qe nuk jetojne ne oborrin e regjimit te kusarise dhe te matrapazllekut - deklaroi Rama.
Ai shprehu besimin se eshte nje detyrim i patjetersueshem qe te qendrojme per ato endrra dhe shpresa te nje populli te tere qe ishin dhe endrrat dhe shpresat e atyre qe per shkak te dores vrastare te pushtetit humben jeten ne 21 janar.
Dua ta perseris apelin per te gjithe ata qe deshirojne te jene neser ne kete demonstrate homazh. Nje apel per te mos harruar per asnje cast te vetem se neser eshte dita e atyre tre burrave te varfer dhe te ndershem qe nuk jane me mes nesh dhe eshte koha per te nderuar kujtimin e tyre ne traditen me te mire shqiptare ne syte e mbare botes qe do ta ndjeke te gjithe ceremonine permes kamerave - vijoi kryesocialisti.
Sipas tij rrobat e zise lulet e kujtimit dhe te nderimit qirinjte e lutjes per nje Shqiperi me te mire heshtja e dhimbjes se patregueshme jane tiparet e patjetersueshme te asaj qe opozita te gjithe se bashku do te bejne duke riafirmuar natyren teresisht paqesore te rezistences se tyre dhe njekohesisht te gjitha ato parime e vlera qe na bashkojne ne kete rruge.
Gjithashtu ai ftoi te gjithe ata qe do te jene ne kete demonstrate homazh te distancohen menjehere nga cdo provokim dhe njekohesisht te mos provokohen nga asgje jashte rruges se kortezhit te homazheve.