8 maji i vetmi ilac per krizen
NgaEDI LESI
Protesta e 21 janarit pati fatin e nje revolucioni te deshtuar. Dhe sic thuhet ne raste te tilla ndertesa qe synohet te tronditet mund te dale me e forte pas kesaj ngjarjeje. Por bilanci tragjik i asaj dite zor se do te lere ndokend indiferent vec atyre qe i kane lare me kohe hesapet me humanizmin. Mirepo nga ana tjeter ajo krize ka shansin te ndihe ne nje drejtim. Ne evitimin nje here
e mire te precedentit te rrezikshem te marrjes se institucioneve me force ne mes te dites.
Opozita nderkohe nuk ka hequr dore nga perpjekjet per rrezimin e qeverise. Duket se lideri i PS-se dhe te tijte jane te paret qe duan te harrojne cka ndodhi ate dite ngase tashme i kane kuruar me mjaft kujdes manifestimet duke i bere ato paqesore. Ka nje lloj terheqjeje nga vija e ashper packa se mesazhi dhe synimi mbetet i njejte. Tani nuk kerkohet me godina e Kryeministrise por qeverisja mbarimi para kohe i mandatit te kesaj mazhorance.
A mund te ndodhe kjo me kesi protestash Ato te dy diteve me pare treguan se jane larg te qenit rezultative. Jo vetem se mesazhi erdhi me i dobet per shkak te decentralizimit te tubimeve cka jo vetem nuk solli shtrirjen kombetare te krizes por ne fakt nxori ne drite edhe nje here dy fakte te rendesishme indiferencen e pjeses se paangazhuar ne strukturat e opozites si dhe pasivitetin e kryeqytetasve te cilet pa mbeshtetjen pasionante te protestuesve nga rrethet mbeten te premten nje ze i meket i Zogut te Zi.
Konstatohet lehtesisht se levizjes se opozites nuk po i afrohen aktore te tjere te shoqerise pervec anetaresise se PS-se. Kerkesa per rrezimin e qeverise nuk ka afektuar sa duhet segmentet e tjera te korpusit social. Aq sa edhe ngjarja e 21 janarit nuk e prishi rehatine e shumekujt qe vazhdonte punen jeten e tij normale apo edhe ritualin e fundjaves ne kafet e Bllokut dhjetera metra larg perplasjes se dhunshme me ekzekutivin.
Bonusi qe mori opozita pas 21 janarit qe ishte nderkombetarizimi i ceshtjes nuk solli shume te mira ne shporten e saj. Per shkak se qendrimi i BE-se si dhe i Departamentit Amerikan te Shtetit ishte i qarte. Nuk duhet te ndodhe asgje e parakohshme. Akoma me shume kishte nje thirrje per tiu permbajtur kalendarit te natyrshem te zhvillimeve. Keto fjale duken te thena posacerisht per Edi Ramen duke qene se eshte ai qe ka ndermend te mos angazhohet ne institucione si dhe te bojkotoje zgjedhjet administrative te 8 majit. Ne nje sens rrethimi nga jashte i Berishes nuk solli sukses.
Brukseli dhe Uashingtoni kerkojne qetesi dhe stabilitet ndersa vihet re se opozita merr me shume frymezim nga Afrika e Veriut. Me sy e veshe ne Magreb shume zera nga socialistet po tentojne te krijojne idene e nje realiteti te ngjashem dhe te efektit te pashmangshem domino. Mirepo heqja e paraleleve mes ketyre ngjarjeve eshte fyese per te dy palet. E para shoqeria jone nuk ka asgje te perbashket me ato te ketyre vendeve si ne ndertimin dhe orientimin e saj ashtu edhe ne aspektin e demokracise. Gjithashtu mund te ndihen te pavleresuar qendrestaret egjiptiane para tiranise se tmerrshme qe kane perballe nese i krahason ata me opozitaret shqiptare te cilet kane nje hall te vetem ardhjen ne pushtet.
Duke qene se nderkombetarisht qeveria aktuale nuk ra mbetet serish skenari i rrethimit te brendshem me protesta dhe mahisje te krizes me qendrime radikale qe shkojne deri ne mospjesemarrje ne zgjedhjet e ardhshme.
Me skenarin maksimalist te opozites sikur gjysma e popullit te rreshtohet ne anen e saj ne mitingje te forta me mesazhin per te larguar Berishen serish kjo nuk do te ishte e mjaftueshme per te sjelle kete zhvillim politik. Nga ana tjeter ka shume gjasa qe gjysma tjeter e popullit te dale ne mbeshtetje te qeverise dhe ky mund te ishte nje tregues i paneglizhueshem qe shumica ta coje deri ne fund mandatin qe ka marre me 28 qershor te 2009.
Nuk ka asgje dramatike qe nje qeveri te mos i coje deri ne fund ditet e saj. Vetem se kjo lypset te ndodhe kur nje shumice e qarte e shqiptareve te tregojne se nje ekzekutiv nuk gezon me konsensusin e saj. Duke qene se sondimet e shoqerise ketu ende nuk jane zhvilluar sa duhet atehere pyetesori magjik dhe rasti me i mire per te pare kreditet e kesaj mazhorance do te ishte 8 maji zgjedhjet lokale.
Nese opozita i fiton keto zgjedhje sigurisht se kjo do te gjeneronte zhvillime te rendesishme politike. Nuk do te kishte me sens qe Sali Berisha dhe nderkombetaret te flisnin me per vitin 2013. Dhe kesisoj kauza e opozites fiton ate cka nuk e ka aktualisht solidaritetin e shumices se shqiptareve. Andaj lidershipi i PS-se do te duhej te tregonte angazhim maksimal pikerisht per voten e 8 majit. Koha dhe energjia e harxhuar ne protesta qe nxisin krize dhe demtojne imazhin e vendit mund te ishte shpenzuar ne rregullimet e duhura ligjore ne menyre qe zgjedhjet te ishin te lira e te ndershme ku populli te flase fjalen e tij dhe ajo te mberrije e pacensuruar ne veshet e secilit politikan ne vend.
8 maji mbetet ndoshta ilaci i vetem per kurimin e semundjes politike ne vend. Nje rezultat jo i mire ne keto zgjedhje per opoziten do ti jepte me ne fund edhe Partise Socialiste busullen e duhur per tu orientuar sic duhet dhe per te gjetur kurs e lidership te ri perpara zgjedhjeve te pergjithshme te vitit 2013.