E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manifestus

/ /

NgaEDMOND TUPJA

Ne latinishte manifestus do te thote i kapur ne flagrance ose edhe ne shqip i kapur me presh ne dore. Nga fjala manifestus e kane prejardhjen fjalet manifestoj manifestim dhe manifestues. Keto fjale prej disa kohesh po perdoren me nje frekuence shume te larte nga politikanet gazetaret dhe nga mjaft shqiptare te tjere brenda e jashte vendit. Me gjithe konkurrencen e  fjales demonstrate te cilen opozita jone me 21 janar e nxori nga arkivi i pergjakshem i luftes se klasave te Partise se Punes dhe e perdori ne kuptimin e saj stalinisto-maoisto-enverist fjalet manifestoj manifestim dhe manifestues me duken jashtezakonisht interesante per faktin qe ne origjine permbajne idene e preshit ne dore. E cuditshme kjo koincidence ne latinishte manus i thone dores keshtu qe idene e dores e kemi te pakten formalisht edhe tek fjala manifestus. Interesant ky presh ne dore Por ai behet edhe me interesant kur mendon se populli yne ka nje shprehje qe fatkeqesisht ende nuk ekziston ne fjaloret e gjuhes shqipe te fluturosh me presh. Ketu natyrshem lind pyetja Ne cmenyre te fluturosh me presh Tia hipesh ti preshit apo te ta hipe preshi ty Pergjigjen e dine te gjithe ata qe e hane byrekun me presh por sidomos ata qe e hane preshin ne by...rek gjithashtu.
Qe te mos e zgjas e sterzgjas duke u nisur nga kuptimi ne latinishte i rrenjes se fjaleve manifestoj manifestim dhe manifestues me rezulton se kuptimi  i shprehjes shqipe te fluturosh me presh ne... pra te ushqesh iluzione te ngopesh me luge te zbrazet te genjesh veten etj. nderthuret bukur me kuptimin e fjales latine manifestus te kapesh me presh ne dore. Po perpiqem tani te shpjegohem me qarte duke e vendosur problemin ne kuadrin e aktualitetit politik shqiptar
Te marresh pjese ne nje manifestim si manifestues dhe jo si sehirxhi pra te manifestosh ne mungese te nje lideri dhe te te kapin jo me presh por me gur hu apo bombe Molotov ne duar si me 21 janar tregon se nuk ke tradhtuar etimologjine e fjales latine manifestus edhe pse nuk e di latinishten sigurisht do te kishte qene me mire te te kapnin me presh ne duar meqenese preshi eshte me pak vrastar se mjetet e sapopermendura. Nga ana tjeter te marresh pjese ne nje manifestim si manifestues dhe jo si sehirxhi por te manifestosh nen drejtimin e nje lideri kesaj radhe pa gur hu apo bombe Molotov ne duar si me 28 janar tregon se lideri yt i dashur i shtrenjte dhe i vyer te ka pajisur me nje presh nga ata te Kasharit mundesisht dhe ti fluturon fluturon fluturon duke besuar se kur ai Njeshi Lideri Udheheqesi Komandanti apo Kryetari te behet Kryeminister gjithcka do te rregullohet per ty se ti do te gjesh menjehere pune po keshtu edhe jot shoqe yt vella e jot kunate se do te marresh menjehere shtepi se femijet e tu do te shkojne te studiojne ne fakultetin qe u pelqen se kriza boterore do te marre fund menjehere se ty kane per te te ndodhur nje mije e nje mrekullira... Gjithsesi e tera kjo me nje kusht nje kusht sine qua non sic thoshte latini. fare kushti Thjesht fare qe ti te mbash gjithnje anen e Njeshit Liderit Udheheqesit Komandantit apo Kryetarit. Po anen e tij. Vecse si i thone anes ne latinishte Mos valle anus.
Manifestus manus anus. Sec me vjen nje si ere nga keto tri fjale. Nje ere kuterbuese. fare ere Valle nuk e ndien i nderuar lexues i vemendshem dhe i paanshem i rubrikes sime te se dieles Atehere zhblloko hundet. Si ti zhbllokosh Oh duke i shfryre. Ku Ne ndonje shami roze. Sidoqofte une te keshilloj qe pa i ndryshuar nderkaq bindjet e tua ti largohesh Njeshit Liderit Udheheqesit Komandantit apo Kryetarit qe te ka manipuluar menderisht e presherisht qe te perdor si mish per top e si presh per byrek po qe se vertet kerkon te jesh i pavarur ne mendimet dhe veprimet e tua te ardhshme po qe se vertet kerkon te mos i thuash me liderrit daje as prasit parajse.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›