Gardian në nazizëm, vdes xhelati i kampit të Sobiborit

John Demjanjuk, i shpallur fajtor për rolin e tij si gardian në një kamp nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka vdekur në moshën 91-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur policia gjermane.
Ai ishte dënuar në maj të vitit të kaluar nga një gjykatë gjermane me 5 vjet burg, por ishte liruar pas apelimit të vendimit. Ai ka vdekur në shtëpinë e tij për shkaqe natyrale.
Gjykata tha se Demjanjuk ishte një gardian në kampin nazist të Sobiborit, në Poloni, gjatë vitit 1943, akuzë e mohuar kjo nga personi, që pretendonte se kishte qenë i burgosur lufte.
Rreth 250 mijë persona humbën jetën në dhomat e gazit në Sobibor dhe Demjanjuk u dënua se kishte qenë personi që vrau 28.060 prej tyre. Familja e 91-vjeçarit deklaroi gjatë gjyqit se ai ishte shumë i sëmurë.
Ai ishte dënuar gjithashtu për të njëjtën akuzë nga një gjykatë në Izrael, në vitin 1986, por verdikti ishte rrëzuar pasi lindën dyshime mbi identitetin e tij.
I lindur në Ukrainë në vitin 1920, Demjanjuk u rrit nën ndikimin e regjimit sovietik. Ai ishte ushtar i Ushtrisë së Kuqe në vitin 1942, kur u kap nga gjermanët.