E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Nëntetari Peci bën krenar çdo shqiptar

Kryeministri Berisha ka vizituar sot familjen e nëntetarit Aleksandër Pecit në Bathore të Tiranës për t`i uruar atij mirëseardhjen në atdhe. 
 

“Erdha të përshëndetem përzemërsisht me Aleksandrin i cili luftoi si luan në përpjekjen që ra në një fshat të Afganistanit por luftoi po me kaq heroizëm në të gjithë procesin e mjekimit dhe të shërimit të tij” theksoi kryeministri në një prononcim për mediat pas vizitës që bëri në familjen e Pecit.

Kryeministri Berisha vlerësoi kurajën, dhe heroizmin e treguar nga Nëntetar Peçi dhe të gjithë paqëruajtësit shqiptarë, siç tha ai, në zonat më të nxehta të konfliktit. Sipas kryeministri Berisha akti i nëntetarit Peci bën krenar çdo shqiptar.
 

“Ky është një gëzim shumë i madh për Aleksandrin, për familjen e tij dhe për çdo shqiptar që ndihet krenar me të dhe me të gjithë efektivin e ushtarakëve tanë në Afganistan që operojnë në zonat më të nxehta të planetit por edhe të misionit më fisnik atë të paqes dhe të ruajtjes së saj. “Në bibël, paqëruajtësit quhen ushtarët e Zotit, në kuptimin që kanë mbrojtjen dhe bekimin e tij. Aleksandri është shembulli më i mirë pasi kaloi një situatë mjaft të vështirë por burrëria e tij bëri që ai të kthehet pranë nesh shumë mire” ka shtuar më tej Berisha.
 

Nëntetar Peci, falënderoi kryeministrin për vizitën, dhe interesimin, si dhe të gjithë shqiptarët për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë gjithë kësaj kohe.
 

Një ditë më parë komandon shqiptare e vizitoi edhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Kryetarja e Kuvendit falënderoi nëntetar Aleksandër Pecin personalisht por edhe në emër të Kuvendit të Shqipërisë për kontributin e tij në kryerjen e misionit me guxim dhe heroizëm.
 

Nëntetar Peci, i cili u plagos në krye të detyrës gjatë kryerjes së misionit në Kandahar, Afganistan, më 20 shkurt 2012, pas një terapie intensive që iu bë në Spitalin Amerikan të Bazës Ajrore të Bagramit, në veri të Kabulit dhe mandej në Spitalin Ushtarak Amerikan në Landstuhl, në Gjerman, është rikthyer në atdhe katër ditë më pare në gjendje të mirë shëndetësore.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›