E Diel, 1 Nëntor 2026

Gardiani i burgut terrorizon me arme qytetaret

Tirane-Nje ngjarje e paprecedent ka ndodhur pasditen e djeshme, shume prane qendres se Tiranes. Nje polic i burgut te Fushe-Krujes, ka terrorizuar duke shtene ne ajer me armen e tij te sherbimit, prane stacionit te trenit, aty ku nisen edhe furgonet dhe autobuset ne drejtim te veriut te vendit. Incidenti i shenuar rreth ores 18.00, mesohet se ka pasur si shkak grindjen e momentit mes gardianit te burgut te Fushe-Krujes dhe disa pasagjereve te nje furgoni. Per te treguar forcen e tij, polici, emri i te cilit nuk behet i ditur nga policia, ka qelluar ne ajer me armen e tij per te trembur personat me te cilet ishte konfliktuar. Dyshohet se ky veprim i gardianit, eshte favorizuar edhe nga gjendja e tij euforike, per shkak te konsumimit te alkoolit. Te shtenat kane krijuar nje gjendje pasigurie dhe alarmi tek kalimtaret dhe pasagjeret e tjere qe ndodheshin ne ate zone, ku kryhet transporti i pasagjereve. Menjehere jane vene ne levizje, forcat e policise se Komisariatit nr. 3 te kryeqytetit, qe mberriten ne vendngjarje. Ata kane kryer shoqerimin ne komisariat te kolegut te tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›