E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet me dy pistoleta kosovari, conte arme ne France

Itali-Kapet ne Bari te Italise, duke transportuar dy pistoleta nje kosovar, destinacioni perfundimtar i udhetimit te te cilit ishte Franca. Mediat italiane raportojne se 37-vjecari Remzi Zemlaku, ishte duke udhetuar bashke me djalin e tij me nje automjet tip "Citroen C8", e llojit mikrobus me targa franceze. Djali i tij ishte duke fjetur ne sediljen e pasme te makines. Pas nje kontrolli te makines forcat e policise se Barit, gjeten te fshehura dy arme me kaliber 9 mm, qe dyshohen te jene prodhim aziatik. Policia e vendit fqinj duket se kishte marre me pare informacion, per kete transport te paligjshem duke kryer edhe nje kontroll te imtesishem ne automjet. Remzi Zemlaku banore ne Nice te Frances. Ai dyshohet te luante rolin e korrierit ne transportimin e armeve nga Shqiperia drejt Frances. Kosovari ishte nisur nga Durresi drejt Barit me tragetin "Athina" dhe arrestimi i tij u krye mengjesin e se dieles. Arrestimi u be pas nje shkembimi informacioni te policise shqiptare dhe policise kufitare te Barit. Ai dyshohet te jete pjese e nje grupi mafioz trafikantesh te armeve, ku vete Zemlaku bente punen e korrierit. Kosovari tashme ndodhet ne qelite e Barit, me akuzen e trafikut nderkombetar te armeve.
Trafiku
Pas nje kontrolli te makines, forcat e policise se Barit gjeten te fshehura dy arme me kaliber 9 mm, qe dyshohen te jene prodhim aziatik. Policia e vendit fqinj, duket se kishte marre me pare informacion per kete transport te paligjshem.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›