Torres: Momenti i Liverpulit do te vije shume shpejt
Fernando Torres premton rikthimin e Liverpulit, ne Premier Lige. 25-vjecari ka kaluar per ca kohe disa demtime te njepasnjeshme gjate sezonit te fundit. Torres ka shenuar 12 gola ne 14 ndeshje per ekipin e Liverpulit, gjate ketij sezoni, ne nje kohe kur ekipi i tij ka shfaqur pergjithesisht nje performance te dobet, teksa klasifikohet ne vend te shtate.
"Fatkeqesisht kete sezon gjerat nuk kane shkuar ashtu sic duhej dhe sic i deshironim, por momenti me i mire per Liverpulin do te vije shume shpejt. Le te shpresojme se mund te vendosim gjerat ne vije dhe te tregojme performancen e duhur ne fushen e lojes. Ne kete moment mendoj se mund t'i kthejme gjerat ne anen e duhur. Dhe kush e di, ne maj mund te flasim me mire se si ka qene ky sezon. Ne jemi ende ne gare per te arritur objektivat tane", - thekson Fernando Torres. "Ne do te bejme gjithcka per te ndryshuar situaten aktuale", - premton spanjolli, qe kerkohet edhe nga ekipe te tjera. Futbollisti i Kombetares se Spanjes ka arritur qe te shenoje 50 gola ne Premier Lige, duke u ngjitur mes sulmuesve me rendiment me te larte, qe kur u transferua nga Atletiko e Madridit, ne radhet e te kuqve. Ndeshja e radhes e Liverpulit do te jete ndaj Stouk dhe vetem ne rast fitoreje, do te ngjitet ne klasifikim, me shprese per t'u ngjitur mes kater ekipeve te para te Premier Liges, per te siguruar nje vend ne "Champions".