Leonardo: Llogarite pas Juves, per te arritur Interit
Impenjimi i ardhshem i Milanit do te jete sfida e neserme me Novaren, ne Kupen e Italise, por pas fitores ne Seria A ndaj Juventusit, ekipi italian po mendon qe te arrije zikalterit ne krye te klasifikimit. Milani duket si nje skuader qe nuk gabon me dhe ka nje ecuri, e cila perkufizohet si e jashtezakonshme. Grupi kuqezi duket se po kalon nje forme te mire ne kete moment. "Ne jemi shume te kenaqur me ecurine tone te fundit", - u shpreh ne nje konference per shtyp trajneri i Milanit, Leonardo. "Ne duhet te ndjekim Interin, qe nuk po ndalet. Por ne duhet ne kete moment te vleresojme veten dhe te rrisim edhe me teper nivelin e lojes", - shprehet trajneri brazilian. Per ndeshjen e kupes, trajneri kuqezi, thote se nuk do te kete asnje lehtesi. "Milan-Novara ben pjese ne kalendarin e ndeshjeve tona, ndaj edhe do ta luajme kete ndeshje, si te ishte po aq e rendesishme sa edhe ne kampionat", - perfundon trajneri brazilian i Milanit, Leonardo.