E Diel, 1 Nëntor 2026

Gardiani i burgut, tregti droge me te denuarit

Durres- Gardiani i Burgut te Rrogozhines, kapet me droge ne qelite e vuajtjes se denimit. Gjate kontrollit fizik, 31 vjecarit Ilir Sofka, i jane gjetur disa doza me peshe 3.35 gr kanabis sativa dhe 3.4 gr heroine. Burime zyrtare te Policise se Durresit bene me dije se Zyra e Antidroges i vuri prangat oret e vona te se merkures, efektivit te burgut te sigurise se ulet nen akuzen e “prodhimit dhe shitjes se narkotikeve” dhe “shperdorimit te detyres”. Sofka, i lindur ne Kukes dhe banues ne Durres, prej disa vitesh ishte punesuar ne institucionin e ekzekutim-vendimeve penale ne Rrogozhine.
“Per aktivitetin e paligjshem te punonjesit te burgut, kishte informacione ne rruge operative te siguruara disa jave me pare. Menjehere eshte ngritur nje grup special hetimi dhe nepermjet vezhgimeve dhe pergjimeve te kryera sipas procedurave ligjore, eshte bere e mundur kapja e te dyshuarit”, thane zyrtare te policise vendore. Po per te arritur deri tek gardiani agjentet kane lejuar hyrjen e tij dhe marrjen e turnit te nates ne Burgun e Rrogozhines. Ne momentin qe ka hyre ne uren e kontrollit ne ambientet e institucionit te vuajtjes se denimit, koleget i kane bere nje kontroll te imtesishem, duke i gjetur disa qese me lende te dyshuara si heroine dhe hashash. “Ne dyshonim se Ilir Sofka, ua shiste kete droge te denuarve qe vuanin vendimet e gjykatave per krime te ndryshme. Ne cilesine e proves materiale, pervec droges iu gjeten edhe 9 mije leke qe mendohet se jane siguruar nga ky aktivitet”, shpjegoi grupi hetimor. Po si prove materiale do te sherbejne edhe dozat me peshe 3.35 grame lende narkotike e dyshuar si kanabis sativa dhe 3.40 grame lende e dyshuar si heroine.
Gardiani i eshte nenshtruar procedurave te marrjes ne pyetje deri diten e djeshme, por ka mohuar qe narkotiku te ishte ne pronesi te tij, duke u shprehur se nuk e dinte se kush ia kishte futur ne xhepa. Gjithsesi grupi hetimor pasi kreu veprimet procedurale, aktet e pergatitura per vepren penale te “prodhimit e shitjes se lendeve narkotike”, ia kaloi per ndjekje Prokurorise se Durresit, e cila do te shqyrtoje edhe vepren penale te “shperdorimit te detyres”, pasi aktiviteti kryhej gjate sherbimit te turnit ne ambientet e burgut. Ne pyetje pritet te merren edhe gardianet e burgut dhe te denuarit qe mendohet se paguanin per te pasur lenden narkotike.
7
Gram
Lende narkotike e dyshuar si kanabis sativa dhe heroine i eshte kapur gardianit te Burgut te Rrogozhines gjate kontrollit fizik pasi kishte marre turnin e nates. I riu nga Durresi punonte ne kete burg prej disa vitesh, ndersa gjate peshimit te droges u konstatua se ne doza ishin futur 3.35 gr hashash dhe 3.4 gr heroine, qe dyshohej se iu shitej te burgosurve.
KORCE
Gardiani i burgut te sigurise se larte ne Drenove te Korces, Denis Ismailiani, eshte kapur javen e fundit te muajit shkurt nga koleget e tij me 10 grame lende narkotike, te llojit kanabis sativa. I riu 24-vjecar punonte prej disa muajsh ne burgun e Drenoves, ne pozicionin e gardianit. Kapja eshte bere ne momentin e marrjes se turnit. Policia tha se po heton dy pista, perdorimin vetjak nga efektivi dhe shitjen tek te denuarit me burg. Pak muaj me pare ne te njejtin burg, u moren masa per 3 police te tjere po per droge.
LEZHE
Ne muajin dhjetor te vitit 2009, pas disa arrestimeve radhazi te gardianeve te burgut te Shenkollit ne Lezhe, eshte ndaluar edhe farmacistja e burgut. Bardha Prenga eshte kapur nga policet ne flagrance me rreth 3 grame lende narkotike. Sipas hetimit te kryer, 33- vjecarja qe punonte si farmaciste brenda burgut, dyshohej se ua shiste drogen te denuarve ose e fuste ate me porosi te familjareve te te burgosurve. E dyshuara ka qene nen vezhgim per disa jave nga agjentet e Antidroges dhe gardianet e burgut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›