Gardistët plotësohen me uniforma dinjitoze
19/02/2009 Identifikohet identiteti kombëtar, dallohen efektivët sipas hierarkisë së gradave
Mbanin modelin e vjetër të gradave të efektivëve të Forcave të Armatosura
TIRANE- Uniformat aktuale të efektivave të Gardës së Republikës, me dekoracionet dhe shenjat e tjera dalluese nuk përbëjnë modelin e plotësuar në përputhje me ligjin nr. 8869 datë 22.05.2005 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”. Sipas këtij ligji, modeli i uniformës gjatë përdorimit nga efektivët e strukturave të Gardës ka rezultuar jo praktik dhe pa performancën e duhur, në mënyrë të veçantë për uniformën e truprojës së nderit. Kjo uniformë që propozohet për miratim, me specifikimet përkatëse, jo vetëm që është më praktike në përdorim, por stilimi i saj është me kosto financiare tre herë më të ulët se ajo ekzistuese. Modelet e reja të uniformës bazohen në përvojën e deritanishme të përdorimit të uniformës aktuale të detyrës funksionale dhe të shërbimit e stërvitjes. Ndryshimet e kërkuara në elementët e veçantë të uniformës së oficerit e nënoficerit, të shërbimit dhe stërvitjes, janë nevojë e përmirësimit të modelit të uniformës ekzistuese. Sipas specialistëve të stilizimit të kësaj uniforme, ky ndryshim bëhet në mënyrë që veshja të jetë më praktike dhe sa më e lirshme në përdorim. Por kjo nuk është vetëm njëra arsye e ndryshimit të uniformës, pasi specialistët shprehen se modeli përafrohet shumë me modelet analoge që përdoren jo vetëm nga strukturat tona, por edhe nga ato perëndimore. Projektvendimi është hartuar duke pasur parasysh përmirësimin e paraqitjes së jashtme të efektivave të Gardës gjatë kryerjes së detyrave për realizimin e misionit të përcaktuar me ligj.
Uniformat
Gjithashtu ky projektvendim ka vlerë për dallimin e pamjes së jashtme të efektivëve të strukturave të Gardës së Republikës së Shqipërisë ndaj efektivëve të strukturave të ngjashme. Sakaq, këtu parashikohet identifikimi i identitetin kombëtar, dallimi i efektivëve sipas hierarkisë së gradave, nëpërmjet përdorimit të dekoracioneve dhe shenjave të tjera dalluese në uniformë si dhe krijimin e një mikroklime të përshtatshme për mbrojtjen e trupit në varësi të stinës. Ndërkaq, në lidhje me domosdoshmërinë e këtyre ndryshimeve thuhet se uniformat aktuale me shenjat e tjera dalluese nuk përbëjnë modelin e plotësuar në përputhje me kërkesat e ligjeve. Gjithashtu në zbatim të ligjit të gradave e karrierës në Gardën e Republikës së Shqipërisë nuk janë miratuar modelet e hierarkisë së gradave sipas niveleve. Efektivët e Gardës vazhdojnë të mbajnë modelin e vjetër të gradave të efektivëve të Forcave të Armatosura, që aktualisht jo vetëm janë ndryshuar dhe këto efektivë kanë modelin e tyre të ri, por nuk sigurojnë përputhje me realitetin e ri të ecurisë në karrierë, të përcaktuar me ligj. Përmirësimet në modelin e uniformës, përdorimi i ngjyrave të flamurit kuq e zi dhe stilimet me elementë të veçantë si shqiponja në pjesën e përparme të mëngëve, dekoracioni i artë në strehën e kapelës e të jakës jo vetëm që ruajnë identitetin kombëtar, por i japin një pamje dinjitoze uniformës. Mësohet se deri në zëvendësimin e uniformës ekzistuese me atë të re, për efektivët e Gardës së Republikës do të ruhet afati kohor për mbajtjen e uniformës edhe për një periudhë kohe deri në dy vjet. Gjatë këtij dyvjeçari parashikohet që efektivët e Gardës të përdorin të dy llojet e uniformave, atë të re dhe atë ekzistuese.
Kostoja
Uniforma e truprojës së nderit është me kosto financiare tre herë më të ulët se ajo ekzistuese, kur teksa modeli i vjetër kushtonte 45 mijë lekë, modeli i ri me të cilin do të pajisen oficerët mësohet se do të kushtojë 15 mijë lekë. Kjo uniformë që propozohet për miratim, me specifikimet përkatëse, jo vetëm që është më praktike në përdorim, por stilimi i saj është me kosto financiare tre herë më të ulët se ajo ekzistuese. Modelet e reja të uniformës bazohen në përvojën e deritanishme të përdorimit të uniformës aktuale të detyrës funksionale dhe të shërbimit e stërvitjes.
Uniformat
Uniformat për efektivat e Gardës së Republikës së Shqipërisë të jenë uniforma e oficerit dhe e nënoficerit, uniforma për shërbim e stërvitje, uniforma ceremoniale, uniforma e truprojës së nderit si dhe uniforma civile. Ndryshimet e kërkuara në elementët e veçantë të uniformës së oficerit e nënoficerit, të shërbimit dhe stërvitjes, janë nevojë e përmirësimit të modelit të uniformës ekzistuese. Sipas specialistëve të stilizimit të kësaj uniforme, ky ndryshim bëhet në mënyrë që veshja të jetë më praktike dhe sa më e lirshme në përdorim. Kjo nuk është sipas specialistëve të stilizimit i përshtatet shumë modelit perëndimor.
Ministri
Ministri i Brendshëm miraton rregulloren e uniformës së Gardës, normën e materialeve të veshmbathjes, në përbërje dhe në inventar të strukturave të Gardës, normën e furnizimit me veshmbathje për efektivat e Gardës, e të tjerave. Projektvendimi është hartuar duke pasur parasysh përmirësimin e paraqitjes së jashtme të efektivave të Gardës gjatë kryerjes së detyrave për realizimin e misionit të përcaktuar me ligj. Gjithashtu ky projektvendim ka vlerë për dallimin e pamjes së jashtme të efektivëve të strukturave të Gardës së Republikës së Shqipërisë ndaj efektivëve të strukturave të ngjashme.
Parashikohet edhe kalaja
Në veshje përkrenarja e Skëndërbeut
TIRANE- Specifike në modelin e gradave është përdorimi i shenjës dalluese nën armën e Gardës, e cila është e njëjtë për të gjitha gradat dhe përbën bazamentin e dekorit të gradave. Sipas të dhënave që japin specialistët e stilizimit ajo përfaqëson mur kalaje me simbolet e shpatave dhe përkrenaren e Skëndërbeut, e cila më kalimin nga grada në gradë shoqërohet me rritjen e elementëve të krijimit të bazës (duke krijuar bedenin). Këto elemente vijnë duke u theksuar gjithnjë e më shumë, deri tek grada madhore e oficerit. Uniforma, forma, elementët e gradave dhe shenjave të tjera me specifikimet përkatëse të propozuara në aktin normativ për miratim, nuk kanë efekte financiare pasi uniforma e re ndryshon vetëm në model, por ajo nuk ka shtesë të elementëve që mund të sjellin efekte financiare në rritje. Bujar Nishani do të ketë kompetencën e miratimit të normave të furnizimit me veshmbathje.
Përmasat e sakta
Stema e Gardës së Republikës
TIRANE- Stema është në formën e një mburoje me përmasa 7.5 x 6 cm dhe përbëhet nga një material tekstil i qëndisur me penj, sipas ngjyrave të çdo elementi të stemës. Pjesa e sipërme e kësaj të fundit është e drejtë, ndërsa pjesa e poshtme në formë ovale. Fusha është me ngjyrë të kuqe. Stema rrethohet me një kornizë ngjyrë ari, me gjerësi 2 mm. Në largësi 1 cm në brendësi të të kornizës së parë, ndodhet një kornizë tjetër ngjyrë ari të vijëzuar me gjerësi 1.2 mm. Në mes të kornizës së dytë ka një shirit me ngjyrë të zezë me gjerësi 2 cm, i cili fillon nga pjesa e sipërme e kornizës së dytë e deri në fund të saj. Mbi shiritin e zi në qendër të stemës qëndron përkrenarja e Skënderbeut, në ngjyrë ari, në profil mbi dy shpata me ngjyrë të artë. Këto shpata janë të kryqëzuara dhe në pjesën e poshtme të tyre shkruhet viti 1928, që simbolizon qeverinë e mbretit Zog. Në mes të kornizës së parë dhe të dytë shkruhet me shkronja kapitale dhe të zezë fjala “GARDA”, ndërsa në pjesën e poshtme midis dy kornizave shkruhet “E REPUBLIKËS” në formë ovale.
Gradat në gjoks
Elementët formues për të gjitha gradat e gjoksit për oficerë e nënoficerë janë në formë të njëjtë me ato të gradave të supit për oficerë dhe nënoficerë. Ndërsa përmasat e elementëve të këtyre gradave janë në masën 60 për qind të elementëve të gradave të supit. Të gjithë elementët e gradave janë të qëndisura me fije në ngjyrë ari, në copë tekstili me ngjyrë të zezë të përforcuar nga brenda. Këto grada vendosen në krahun e majtë të gjoksit, mbi kapakun e xhepit me anë të një velkrofi Femër-Mashkull. Në pjesët anësore rrethohet me shirit ngjyrë ari me gjerësi 2 mm. Të gjitha gradat janë në formë drejtkëndëshi.
Shenja e emrit
Shenja e emrit është me përmasa 8.5 cm gjatësi dhe 2 cm gjerësi. Materiali është i gomuar me sfond të zi, i cili rrethohet me një kornizë ngjyrë ari me gjerësi 2 mm. Shenja në krahun e majtë ka përkrenaren e Skënderbeut, në profil nga e djathta dhe në pjesën tjetër shkruhet me shkronja kapitale, me shkrim “Arial”, “Bold” me lartësi 10 mm, me ngjyrë të artë mbiemri i oficerit apo nënoficerit të Gardës. Të gjithë elementët e shenjës së emrit punohen mbi materialin e gomuar në reliev. Motivimi i shenjës në uniformë, bëhet me velkrof Mashkull-Femër, mbi kapakun e xhepit të djathtë të gjoksit.
Shenja e gjoksit
Shenja e gjoksit është me përmasa 8.5 cm gjatësi dhe 2 cm gjerësi për gradat e larta, ndërsa për gradat madhore është 8.5 cm gjatësi dhe 2.4 cm gjerësi. Elementi bazë është një kështjellë e stilizuar me bedena të shkallëzuara, me dy shpata të kryqëzuara në qendër. Ka gjashtë rreshta për gradën madhore dhe pesë rreshta për gradën e lartë. Në pjesën e pasme stema ka të montuar me perçina një kapëse sustë, e cila shërben për fiksimin në mënyrë të palëvizshme të saj në xhaketë. I gjithë materiali është metalik dhe përbëhet me ngjyrë ari. Në anën e majtë të gjoksit vendosen edhe dekoratat, medaljet.