Gardisti shfrytëzoi si prostitutë 15-vjeçaren

Gjykata e Tiranes
Ilirjan Gjoni gjente klientë për të miturën pas sherrit të saj në familje.
Tiranë, në gjyq ish-oficeri, shiti për seks “të dashurën”
Një ish-efektiv i Gardës së Republikës është dërguar në gjyq nga Prokuroria e Tiranës, me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit. Sipas Prokurorisë së Tiranës, Ilirjan Gjoni akuzohet se e ka kryer veprën penale ndaj një vajze 15 vjeçe. Më 2 tetor 2012, dosja penale ndaj shtetasit Ilirjan Gjoni është hedhur në short në Gjykatën e Tiranës ku është caktuar si shqyrtues i saj gjyqtari Albert Meça. Sipas hetimeve të Prokurorisë, ish-gardisti akuzohet se ka shfrytëzuar vajzën e mitur për pesë muaj, ndërsa gjithçka kishte nisur si një histori dashurie mes 25-vjeçarit dhe vajzës dhjetë vjet më të vogël.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)