E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjergj Prevazi: Festivali i Dancit, shkembim dhe studim kulturash Izaura Ndoj

Festivali Nderkombetar i Dancit Modern dhe Kontemporan, i cili organizohet nga shoqata "Bukuroshja e Durresit" ka celur dyert ne edicionin e tij te 7-te. Drejtori artistik i Festivalit, Gjergj Prevazi, pohoi per "KJ" se Festivali i Dancit Modern per here te dyte realizohet pa mbeshtetje financiare nga institucionet perkatese per kulturen. "Festivali i Dancit per te dytin vit radhazi eshte gjetur nen vorbullen e veshtiresive financiare, por pavaresisht veshtiresive te shumta festivali qe organizohet nga shoqata "Bukuroshja e Durresit" ka arritur te finalizoje edicionin e tij te shtate. Ky edicion do te vije ne nje version te reduktuar ne shfaqje, por do te sjelle shkembim te ndersjelle kulturash mes pjesemarresve". Shfaqja "Dasma" produksion i Kompanise se "Albanian Dance Theatre" hapi edicionin e 7-te te Festivalit. Shfaqja e mbeshtetur ne nje tregim te Cehovit solli nje farse te dasmave, ku protagonistet luajne rolet e tyre te pergatitura me elemente qe riperseriten, duke rritur ritmin dhe efektin e tyre ne salle.

Risia

Risia e ketij edicioni, sipas drejtorit artistik Prevazi, do te jete premiera boterore ne bashkepunim me "Albanian Dance Theatre". "Artistja gjermane Katharina Machenka Horn, ne bashkepunim me"Albanian Dance Theatre" do te sjelle ne skene premieren boterore te spektaklit "Ndeshje kulturash" - thekson Prevazi. Por, ajo qe duhet te theksohet eshte se, ky edicion do te vije ne nje version te reduktuar dhe pervec Durresit do te "stacionohet" edhe ne Tirane dhe Korce. Nje risi tjeter do te jene, trupa italiane "Ersilia danza" nga Verona, e cila do te jape dy shfaqje te premieres "Kesulekuqja" dhe trupa norvegjeze "Wee - Francesco Scalvete".

Pjesemarrja

Edicioni i 7-te per dhjete dite me radhe do te shoqerohet nga gjashte trupa, te cilat do te japin 10 shfaqje ne skenat e tre teatrove te vendit. Trupat e dancit modern dhe kontemporan kane ardhur nga Italia, Norvegjia, Gjermania, Maqedonia dhe Kosova, dhe se bashku me kompanine shqiptare "Albanian Dance theatre company" do te jene per 8 mbremje radhazi protagoniste te ketij zhanri artistik, i cili ka gjetur mbeshtetjen e shikuesve te shumte, studenteve dhe pedagogeve specialiste. Festivali i Dancit ka nisur ne vitin 2006 dhe deri tani ne skenat e teatrit te Durresit dhe Tiranes jane perballur artistikisht trupa dhe kompani te teatrit alternativ nga Kosova, Maqedonia, Suedia, SHBA, Franca, Hollanda, Turqia, Italia, Kroacia, Shqiperia, Izraeli, Hungaria, Sllovenia, Zvicra, Gjermania, Austria etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›