E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinemaja shqiptare, ne Bukuresht per 100-vjetorin e Pavaresise

Kinemaja shqiptare per pese dite me radhe nga data 15 deri me 20 tetor do te jete prezente ne Bukuresht ne kuader te 100-vjetorit te Pavaresise. Arkivi qendror i filmit ka perzgjedhur 6 filma artistike, te cilet do te shfaqen ne Kinemane "Euforia" ne Bukuresht. Ne kuader te kesaj nisme, publiku i Bukureshtit do te kete mundesine te shikoje prodhime kinematografike shqiptare te viteve te fundit, por edhe ato qe i perkasin kinemase se para viteve '90. I pari film qe do te shfaqet me 15 tetor eshte "Gjalle" qe mban firmen e kineastit Artan Minarolli. Me pas, radhen e ka nje produksion jo pak i komentuar, sic eshte "Lindje Perendim Lindje" i Gjergj Xhuvanit, film qe premieren e ka pasur ne vitin 2009 dhe qe pergjate ketyre viteve ka shenuar jo pak suksese nderkombetare. Nje tjeter film i bujshem qe udheton drejt Rumanise eshte "Shqiptari" apo "Der Albaner" i regjisorit gjerman Johannes Naber, nje film i vitit 2010 qe flet per emigracionin mbi gjithcka. Nga perballja ne festivalet e botes, ky film eshte cmuar jo pak si nje produksion kinematografik shqiptar jo pak i arrire. Nje shfaqje e vecante do te jete ajo e filmit qe mban vulen e kineastit Dhimiter Anagnosti, prodhim i Shqiperise se vitit 1987. Eshte "Perralle nga e kaluara", nje film i jashtezakonshem i prodhuar ne Shqiperi, nje produksion i cili eshte perfaqesues i mire i kinemase sone gjate periudhes se komunizmit. Ne kete event do te shfaqen gjithashtu "Kukumi" i regjisorit nga Kosova Isa Qosja dhe kete jave do e permbylle mbremjen e 20 tetorit nje tjeter film i suksesshem i Gjergj Xhuvanit i vitit 2001, "Parullat" apo "Slogans". Te gjitha filmat jane te titruar edhe ne anglisht. Java e kinemase shqiptare eshte Organizuar nga Ambasada e Republikes se Shqiperise ne Bukuresht Ministria e Kultures e Rumanise, Qendra Kinematografike Euforia, Bukuresht dhe Arkivi Qendror Shteteror i Filmit ne Shqiperi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›