E Shtunë, 31 Tetor 2026

Velipojë, Komuna në proces për regjistrimin e pronave

Pamje nga komuna e Velipojës

“Do ta zgjidhim me Hipotekën çështjen e mbivendosjes së tokave”

Të gjithë banorët e fshatrave të komunës së Velipojës kanë mundësi të zgjidhin çështjet e pronësisë për të cilat nuk po gjejnë zgjidhje prej 22 vitesh.  Komuna e Velipojës dhe Këshilli i kësaj komune kanë vendosur që t’i japin fund kësaj situate duke u bërë thirrje të gjithë banorëve të zonës që të marrin pjesë në procesin e nisur prej saj. Në mbledhjen e Këshillit të Komunës është vendosur që të gjitha dokumentet që zotërohen nga banorët e komunave të dorëzohen pranë Komunës për të nisur procesin e marrjes së certifikatave të pronësisë. “Komuna e Velipojës është një zonë turistike dhe, si e tillë, ka mjaft probleme. Vështirësitë shtohen kur shikohet realiteti i sotëm: ende nuk ka regjistrime të tokave dhe marrje të certifikatave të pronësisë, edhe pse kanë kaluar 22 vite nga nisja e procesit të ndarjes së tokës”, shprehen drejtues të Komunës së Velipojës.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›