Garet Bejl, forma fizike një mister

Geret Bejl kthehet të flasë për veten. Në fakt uellsiani i Real Madrid nuk duket se është duke përjetuar një moment të mirë për sa i përket ndeshjeve të luajtura. Sulmuesi ka arritur që, me disa pamje të publikuar nga të bardhët në rrjetet e veta zyrtare, të bëhet protagonist. I gjithë faji është i muskulaturës së tij që, krahasuar me disa kohë më parë, duket të jetë krejtësisht ndryshe.
Mbi të gjitha në Tuiter, sikurse bëhet e ditur edhe nga Dejli Meil, tifozët e Realit kanë arritur të dallojnë që me një krahasim të thjeshtë të dy pamjeve – një në të kaluarën dhe atë aktualën – të bëjnë të mundur të shohin transformimin fizik të lojtarit. Në fakt, Bejl duket që ka humbur masën muskulore të këmbëve. Dikush ka provuar të supozojë që është në gjendje të keqe.
Të tjerë, përkundrazi, kanë shkuar edhe më tej duke dhënë si shpjegim dëmtimet e tij muskulore, të cilat në fakt në këto kohë kanë qenë të shumta. Madje duke shtuar edhe mundësinë e dëmtimit të rëndë. Në këto kushte, uellsiani dhe forma e tij fizike është një mister i madh. Do të shihet nëse do të ketë përgjigje zyrtare për një problem të tillë. Gjithashtu shpresohet që të jetë një foto e bërë keq…