E Diel, 1 Nëntor 2026

Garuli: Bashkia nuk ka depozituar kerkese per leje, as ne 2009

Punimet ne sheshin "Skenderbej" duhet te nderpriten, pasi institucioni i cili ka marre persiper t'i kryeje ato, nuk ka ne menyre ligjore lejen e mjedisit. Edhe ne rast se ajo leje ekziston e marre pa pergjigje zyrtare, ligji per miratim ne heshtje eshte miratuar kohe me vone, pikerisht ne tetor te vitit te kaluar, qe e nxjerr te pavlefshme ate. Ky eshte argumenti qe japin ekspertet dhe titullaret e Ministrise se Mjedisit, pas deklarates se bere nga bashkia e Tiranes.
Deklarata
Drejtuesit e Ministrise se Mjedisit, shprehen se bashkia nuk ka paraqitur asnje kerkese, por edhe nese do te ishte bere nje gje e tille, ashtu sic pretendojne drejtuesit e bashkise qe ne mars te 2009, serish do te kishte nje pergjigje zyrtare. Kjo pergjigje do te kishte te bente per miratim ose jo nga institucioni me i larte mjedisor per leje, gje qe nuk rezulton te kete ndodhur. "Kemi te bejme me nje shkelje ligjore dhe Ministria e Mjedisit s'kerkon tjeter vetem vendosjen e ligjit. Per sa i perket pretendimeve te bashkise se Tiranes, se kane nje leje mjedisi ato nuk qendrojne per asnje arsye. Nuk figuron realisht nje kerkese e protokolluar nga bashkia e Tiranes prane Ministrise se Mjedisit per leje mjedisi, ne mars te 2009 thote Aleksander Garuli, keshilltar per mjedisin. Sipas tij, nje tjeter fakt qe e pengon bashkine e Tiranes te vazhdoje punimet, eshte qe edhe nese do te ishte nje kerkese e tille e regjistruar prane Ministrise se Mjedisit, ligji mbi miratimin ne heshtje ka hyre ne fuqi ne tetor te 2009. Pra ligji per miratimin ne heshtje nuk e perfshin kete kerkese te bashkise se Tiranes.
Punimet
Pavaresisht perplasjeve te ndodhura gjate ketyre kater diteve te fundit mes pushtetit vendor dhe atij qendror per rikonstruksionin e sheshit "Skenderbej", punetoret e firmes kane vazhduar edhe gjate dites se djeshme punimet. Nderkohe qe bashkia e Tiranes, nuk jep asnje informacion zyrtar ne lidhje me lejen e mjedisit, per punimet ne sheshin "Skenderbej", nese e disponon apo jo.
Punimet per rikonstruksionin e sheshit "Skenderbej" nisen disa jave me pare kur Ministria e Transporteve nisi te beje matjet per fillimin e punimeve, pak dite me vone, bashkia e Tiranes nisi te kryeje punimet duke u bazuar ne projektin belg te miratuar kohe me pare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›