Garuli: PS po ngadaleson integrimin
Bojkoti i vazhdueshem i opozites ndaj Parlamentit, u kritikua ashper dje dhe nga nenkryetari i Partise Republikane, Aleksander Garuli. Sipas tij, mosfunksionimi institucional i opozites, po i sjell nje dem te madh klimes politike ne vend, duke demtuar ne kete menyre imazhin e vendit. "Ne situaten aktuale qe eshte vendi yne, sjellja kryenece dhe e paargumentuar e opozites, ngadaleson proceset e integrimit, duke demtuar ne kete menyre interesat e cdo shqiptari, sigurisht dhe te atyre qe ne 28 qershor, votuan Partine Socialiste",-tha Garuli. Sipas tij, mos funksionimi i opozites, nder te tjera mohon alternativen e mendimit ndryshe, qe eshte element i domosdoshem ne zhvillimet demokratike. Garuli theksoi se mendimi ndryshe, nuk mund te shprehet nga rruga, aty nuk ka vlere. "Shqiptaret, te cilet votuan per mendimin ndryshe, nuk mund te perfaqesohen nga mitingjet ne rruge, ne kete menyre vota e tyre fyhet dhe keqperdoret. Vota e tyre nuk behet e vlefshme me thirrje patetike pa argument, por ne institucione", nenvizoi numri dy i Partise Republikane. "Loja me kutite, tashme eshte nje loje e vjetruar. Thirrja "hapni kutite" mbetet nje thirrje ne ere. Kush duhet t'i hape kutite? Cilat kuti duhen hapur? Cfare argumentesh ka per cdo kuti qe duhet hapur? Nderkohe qe vete komisioneret e PS votuan unanimisht per mbylljen e ketyre kutive", vijoi Garuli. Republikani i quajti keto, thirrje pa adrese dhe argument, te cilat i ngjasojne nje levizjeje revolucionare qe kerkon qe shteti te funksionoje ne rruge. "Ne te mire te vendit, opozita duhet te funksionoje si institucion, per te mos e lene Shqiperine te vetmin vend ne Evrope pa opozite", theksoi Garuli.