E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roskoveci, peticion shtetit per Xhindin

Qindra banore te Roskovecit dhe deputetet socialiste te Qarkut te Fierit, kerkuan dje ne gjashtemujorin e vrasjes se ish-deputetit socialist, Fatmir Xhindi, gjetjen dhe ndeshkimin e autoreve. Rreth 300 banore te kesaj zone, protestuan paqesisht ne sheshin qendror per gjetjen e autoreve te krimit, ndaj ish-deputetit Xhindi. Me parullen "Mjaft me me hipokrizite" dhe nen tingujt e muzikes funeber, ata i kerkuan krereve te shtetit si dhe prokurores se Pergjithshme, Ina Rama, qe te shtojne perpjekjet per te vene perpara drejtesise autorin e krimit. Madje te gjithe protestuesit, firmosen edhe nje peticion, drejtuar krereve me te larte te vendit, ku kerkohet zbardhja e vrasjes se 2 majit 2009 e deputetit te zones se Roskovecit. Te pranishem ne proteste, deputetet socialiste te Qarkut te Fierit, Armando Subashi dhe Pirro Lutaj, i kerkuan shtetit, te gjeje sa me pare autoret dhe t'i vendose para drejtesise. "Vrasja e nje deputeti dhe mosvenia para drejtesise e ekzekutuesve te tij, nenkupton qe jeta e cdo qytetari eshte ne rrezik. Shteti i ka zhgenjyer qytetaret e vet, pasi vrasesit duhet te ishin gjetur tashme dhe te gjithe, duhet te kishin marre pergjigje per krimin e rende", u shpreh Subashi. Ndersa deputeti Pirro Lutaj, tha se gjithsecili duhet te kryente detyrat e veta per zbardhjen e vrasjes se deputetit dhe nuk duhet te ishin inekzistente, duke u mjaftuar me fjalet e ngushellimit per familjen. Nderkohe qe gjate protestes se djeshme, thirrje per zbardhjen e se vertetes bene edhe perfaqesues te shoqatave te ndryshme, si anetare te PS-se ne zone. Anduen Xhindi, djali i ish-deputetit, ish-kandidat ne zgjedhjet e 28 qershorit, kerkoi ne protesten e djeshme, nderhyrjen edhe te trupit diplomatik per te zbardhur ngjarjen. Sipas tij, vrasja e te atit ishte nje krim qe i kalonte portat e shtepise se tij dhe tashme kjo ceshtje, i perkiste te gjithe komunitetit te zones, madje edhe me gjere. Djali i ish-deputetit, i kerkoi Presidentit, kryeministrit dhe prokurores se Pergjithshme, qe te perfundojne sa me pare hetimet dhe te gjendet emri i autorit te krimit. Sipas tij, ne kete proces duhet te perfshihen edhe nderkombetaret. Deputeti socialist Fatmir Xhindi, u vra para shtepise se tij me 2 maj te ketij viti. Ndonese kane kaluar gjashte muaj nga vrasja e ish-deputetit socialist, ende nuk eshte gjetur autori i kesaj ngjarjeje. Gjate kesaj periudhe, jane marre ne pyetje shume persona si dhe jane ngritur nje sere pistash hetimi. Prej kohesh socialistet, vijojne te kerkojne zbardhjen e vrasjes se deputetit socialist. Madje selia roze, ne kushtet e vena per te hyre ne Kuvend kerkon edhe kete ceshtje, si te domosdoshme per t'u zbardhur.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›