E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI: Rama, protesta kunder integrimit dhe levizjes se lire

Partia Levizja Socialiste per Integrim akuzoi dje kreun e Partise Socialiste, Edi Rama, se po shkel premtimet e bera para zgjedhjeve parlamentare, me zhvillimin e protestave kunder integrimit te vendit ne Bashkimin Evropian. Nenkryetari i kesaj force politike, Edmond Haxhinasto, i kujtoi dje selise roze, se premtimi qe i kane bere shqiptareve me 28 qershor, ishte integrimi ne Evrope e levizja e lire dhe jo mitingjet kunder ketij integrimi. "Ne emer te LSI-se, i bej thirrje te gjithe opozites socialiste si dhe perfaqesuesve te saj te zgjedhur, qe te reflektojne dhe te kujtojne se premtimi qe i kane bere shqiptareve me 28 qershor, ishte integrimi ne Evrope dhe levizja e lire",-tha Haxhinasto, duke shprehur keqardhjen per thirrjet, per radikalizim qe po degjohen nga tribunat e protestave te opozites. Numri dy i LSI-se, akuzoi kreun socialist, Edi Rama se e ka humbur sensin e realitetit dhe po mban qendrime kunder integrimit te vendit. "Eshte vertete per te ardhur keq, qe thirrje te tilla te deshperuara e anakronike, rrjedhin ne kahe krejtesisht te kunderta, me perpjekjet kombetare te gjithe politikes per te realizuar levizjen e lire te shqiptareve drejt Bashkimit Evropian dhe marrjen e statusit te vendit kandidat", u shpreh Haxhinasto. Sipas tij, duket qarte se opozita aktuale dhe lidershipi i saj, kane humbur sensin e realitetit, ndjeshmerine politike te nevojave qe kane qytetaret e ketij vendi per me shume punesim, arsimim, sherbim shendetesor e perkujdesje sociale. "Qendrimet kokeforta irracionale, jashte-institucionale, e anti-integruese te opozites, tregojne qarte se kauzat kombetare integruese dhe se sherbimi ndaj qytetareve, qe deri dje ishte lajtmotivi i te ashtuquajtures "politike e re", po sakrifikohen per axhenda personale te lidershipit te saj", akuzoi numri dy i LSI-se. Kritikat e LSI-se, vijne pas mitingjeve te vazhdueshme qe Partia Socialiste po vijon ne emer te votes se lire. Prej dy muajsh deputetet socialiste, po kerkojne me kembengulje hapjen e kutive te votimit, si e vetmja mundesi per te bere transparencen e procesit zgjedhor te 28 qershorit. Socialistet pretendojne se u eshte vjedhur vota dhe mandatet ne disa qarqe kryesore te vendit. Deputetet socialiste, per kete arsye kane bojkotuar edhe punimet e Kuvendit.

Protestat, PS pergatitet per t'u rimbledhur ne Tirane

Partia Socialiste po pergatitet per te zhvilluar protesten e dyte nen moton "Dua te shoh voten time", ne kryeqytet. Pas nje turi te zhvilluar, ne disa prej qyteteve kryesore te vendit, socialistet do te rimblidhen ne 20 nentor ne Tirane, per te kerkuar hapjen e kutive. Kryetari i PS-se, Edi Rama, u shpreh dy dite me pare gjate protestave te zhvilluara ne qytetin e Lushnjes, se ne nentor PS dhe mbeshtetesit e saj, do te rimblidhen ne Tirane per te kerkuar me me shume force se kurre, hapjen e kutive te votimit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›