E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptaret, zbardhen burimet e te ardhurave

Te flasesh se sa shpenzon eshte shume e lehte per cdo kend, por te tregosh burimin e te ardhurave, shpesh eshte me e veshtire dhe shume komplekse. Por Banka Qendrore e vendit eshte perpjekur qe me ane te disa anketave te thjeshta te tregoje burimet kryesore te te ardhurave te shqiptareve. Keshtu, rreth 43 per qind e te anketuarve i marrin te ardhurat nga puna qe kryejne ne sektorin privat, ndersa rreth 31 per qind e tyre i marrin keto te ardhurat nga sektori publik. Ne kete kategori bejne pjese edhe pensionistet, pervecse rrogetareve te administrates publike. Anketa e Bankes se Shqiperise zbardh edhe nje aspekt tjeter ku, nepermjet te cilit mesohet se vetem rreth 3.5 per qind, e burimit te te ardhurave jane emigrantet, ndersa 7 per qind e te anketuarve i kane te kombinuara te ardhurat, si nga sektori publik ashtu dhe nga ai privat. Komponenti kryesor perberes i te ardhurave familjare, jane te ardhurat e rregullta nga puna dhe zene dy te tretat e tyre. Por sipas matjeve te INSTAT, te ardhurat nga transfertat kryesisht private si dhe nga emigracioni zene 10 per qind te te ardhurave familjare gjithsej. Komponente te tjere ne te ardhurat e shqiptareve jane te ardhurat nga pronat, pensionet, etj. Shperndarja e tyre eshte e ndryshme midis tipave dhe madhesive te ndryshme te familjeve. Per familjet me nje person, te ardhurat vijne kryesisht nga pensione dhe transfertat. Kjo eshte karakteristike edhe per ciftet pa femije dhe familjet me nje prind. Nga ana tjeter trasfertat private jane te ndjeshme per familjet me nje person dhe ato me nje prind, duke zene rreth nje te katerten e te ardhurave gjithsej. Per familjet me nje dhe dy femije, burim kryesor per te ardhurat gjithsej jane te ardhurat nga puna, te cilat zene mbi tre te katertat e tyre. Ne pergjithesi, te ardhurat nga puna perbejne me shume se dy te tretat e totalit te te ardhurave familjare.

Te ardhurat e shqiptareve, hulumtimet nisin me 2002

Ne vitin 2002, u krye vrojtimi i pare (LSMS) kampionar mbi nivelin e jeteses se familjeve nga Instituti i Statistikes, (INSTAT). Ky vrojtim beri te mundur mbledhjen e nje informacioni te gjere mbi familjet shqiptare, situaten e tyre demografike, si kane levizur gjate viteve te tranzicionit dhe cilat jane shkaqet, si jetojne, nga se perbehet buxheti i tyre dhe si e shpenzojne ate, konsumin per vete, situaten e punesimit dhe kerkimet per pune, si dhe sa kujdesen per shendetin e tyre, sa dhe si jane te arsimuar, sa te interesuar jane per ndjekjen e studimeve, si e vleresojne situaten e tyre financiare, aksesin ndaj sherbimeve baze. Informacioni i mbledhur ben te mundur realizimin e nje sinteze te kushteve ekonomike dhe sociale te familjeve, si dhe studime me te thella mbi varferine ne perputhje me angazhimet me te fundit te Bankes Boterore dhe Kombeve te Bashkuara per nje veshtrim shume dimensional te varferise e monitorimin e treguesve kyc, qe shprehin rritjen ekonomike dhe reduktimin e varferise. LSMS do te vazhdoje te aplikohet gati vit per vit, me mbledhjen e informacionit nga gjysma e kampionit te 2002. Do te mbaje ne qender te vemendjes ngjarje dhe procese, qe ndikojne ne nivelin e jeteses dhe qe do te monitorojne progresin e bere ne zbatimin e strategjise se qeverise per Zhvillim Ekonomik dhe Social dhe objektivat e mileniumit te ri. Metodologjia qe do te udheheqe studimin do te mbeshtetet teresisht ne eksperiencen evropiane mbi vrojtimet panel prane familjeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›