Vendimi, mesuesit tete ore ne pune me detyrim

Mesuesit do te duhet te rrine ne shkolle, pavaresisht se kane perfunduar oret mesimore me nxenesit. Ky eshte vendimi me i fundit qe pritet te dale nga Ministria e Arsimit. Sipas ketij vendimi, mesuesit do te rrine ne shkolle aq sa te plotesojne 8 ore pune dhe jo me 6 ore mesimore, ashtu sikurse benin deri me sot. Ky fakt eshte konfirmuar gjate dites se djeshme nga ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj i cili ka pohuar se pervec qendrimit ne pune, mesuesit do te duhet te kryejne edhe kurse per nxenesit.
KURSET
Mesuesit e shkollave publike ne arsimin parauniversitar, nuk do te lejohen me te kryejne kurse private me nxenesit e tyre apo edhe nxenes te tjere. Sipas vendimit qe pritet te dale se shpejti, mesuesit jane te detyruar te kryejne kurse me nxenesit e tyre jashte ores se mesimit, sa here qe nxenesit te kene nevoje. Urdhri i ministrit te Arsimit, Myqerem Tafaj, eshte bere publik gjate analizes vjetore te Drejtorise Arsimore te Qarkut Tirane. Tafaj, kerkoi qe mesuesit te planifikojne jashte oreve te mesimit 5 ore ne jave aktivitet me nxenesit dhe asnje nxenes te mos lihet pa u perfshire ne kurse apo aktivitete, ne baze te talentit qe ka. "Prinderit nuk kane pse te dergojne femijet e tyre ne kurse, private kete do ta beje shkolla. Ne nuk do te lejojme qe mesuesit, qe paguhen nga taksapaguesit te zhvillojne kurse private, me nxenesit qe shpesh i krijojne vete mungesat per te marre nxenes ne kurse. Te gjithe nxenesit do te marrin kurset e nevojshme papaguar asnje leke dhe prinderit, duhet te na ndihmojne per kete", ka nenvizuar gjate fjales se tij, ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj. Sipas tij, mesuesit duhet te punojne me shume me nxenesit nderkohe qe institucioni qe ai drejton, ka percaktuar edhe prioritetet qe kane te bejne me nxitjen e te rinjve ne arsimin e mesem dhe ate profesional.
ORET
Nese deri dje nje mesues, me mbarimin e mesimit perfundonte punen, tashme kjo nuk do te ndodhe me. Ministria e Arsimit ka vendosur qe koha e punes se mesuesve, te jete si ne administrate, 8 oraresh. Pas mesimit ata jane te detyruar te zhvillojne kurse falas me nxenesit e tyre. "Mesuesit do te qendrojne ne pune edhe pasi te kene perfunduar orarin e mesimit. Kjo per te rritur cilesine e mesimdhenies. Kjo eshte nje nga strategjite me te mira te hartuara deri me tani", kane pohuar drejtuesit e Ministrise se Arsimit. Sipas tyre, pikesynimi i pare i ketij vendim eshte eliminimi i kurseve private. Organizimi i punes 8 oraresh per mesuesit do te behet nga vete shkollat. Dy here ne jave, cdo arsimtar ka te detyruar kryerjen e kurseve 2-oreshe me nxenesit. Ndersa ditet e tjera ai do te angazhohet per mbarevajtjen e veprimtarive te shkolles.
ANALIZA
Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj ka zhvilluar dje analizen vjetore per ecurine e arsimit ne kryeqytet. Sipas tij, vemendja e sistemit arsimor duhet te perqendrohet tek nxenesit qe kane veshtiresi ne te nxene. Kjo do te behet me konsulta pas oreve te detyruara te mesimit. Vitin e shkuar arsimor pjesemarrja ne shkolle, ne Qarkun e Tiranes ishte 84 per qind, nderkohe qe ministri Tafaj, u shpreh se kjo perqindje do te rritet per shkak te investimeve qe do te behen ne infrastrukturen ndertuese te shkollave dhe ndertimin e godinave te reja ne zonat periferike. Per sa i perket ndryshimit te sistemit, ministri i Arsimit u shpreh se ekzistojne te gjitha kapacitetet, si ato ne infrastrukture dhe ne burime njerezore, per te permbushur cdo kerkese te nxenesve. Ne analizen vjetore per ecurine e arsimit parauniversitar ne rrethin e Tiranes, i pranishem ka qene drejtori i Arsimit te rrethit Tirane si dhe prefekti i Tiranes.
Shtesat, nga 5 deri ne 20 per qind
Rritja e pages se mesuesve do te behet sipas kualifikimit. Ne baze te vjetersise ne pune, jane percaktuar vitet e punes qe nevojiten per te fituar nje nga tri shkallet e kualifikimit si dhe shtesa qe do te perfitohet mbi page. Keshtu, nga 5 deri ne 9 vjet duhen per te marre shkallen e trete te kualifikimit. Nga 10 deri ne 19 vjet per shkallen e dyte te kualifikimit, te pakten 5 vjet pas marrjes se shkalles se trete. Nga 20 e me shume vjet per shkallen e pare te kualifikimit, te pakten 10 vjet pas marrjes se shkalles se dyte. Ne baze te ketij kategorizimi, mesuesi perfiton shtese ne page, qe per kategorine e trete eshte plus 5 per qind, per te dyten plus 10 per qind dhe per te paren plus 20 per qind.
Ore shtese, por jo rritje rroge
Pavaresisht se mesuesit do te punojne te pakten edhe dy apo 3 ore me shume ne dite, nuk do te kene rritje te pageses. Kjo per shkak se pagat e mesuesve jane te njejta me punonjesit e tjere te cilet punojne 8 ore. "Per punen shtese pas mesimit, mesuesit nuk do te paguhen. Pagat e arsimtareve jane mjaft te mira dhe te llogaritura per 8 ore pune, jo 6 ore mesimi 45 minuteshe", ka pohuar zv/ministrja e Arsimit, Nora Malaj. Sipas saj, rritja e pages se mesuesve do te jete ajo qe eshte parashikuar gjate vitit, ashtu sikurse jane rritur edhe gjate ketyre viteve. Sot nje mesues merr mesatarisht 35 mije leke ne muaj, nderkohe po keto paga jane edhe per punonjesit e shendetesise, si mjeket apo infermieret.