E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Shqipëria shumë shpejt do të plotësojë standartet

Në një intervistë dhënë për agjencine gjermane te lajmeve, Dojce Velle, kryeministri Berisha përshëndeti vendimin e KE për heqjen e vizave me disa vende të Ballkanit Perëndimor. I pyetur në lidhje Shqipërinë për këtë çështje, kryeministri Berisha theksoi se faktorët kryesorë që po zgjasin këtë proces janë vonesat në pasaportat biometrike dhe ndonjë kusht tjetër që ka mbetur i paplotësuar. Megjithatë -theksoi ai, -këto kërkesa nuk janë penalizuese apo diskriminuese për Shqipërinë, pasi kërkohet arritja e disa standarteve. Kryeministri Berisha theksoi se qeveria nuk priste heqjen e vizave në të njëjtën kohë me Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë, kjo pasi, siç tha ai, vendi ynë është ende në proces zgjedhor të papërfunduar dhe nuk është mbyllur paisja e qytetarëve me pasaporta biometrike. Kryeministri theksoi se Komisioni Europian mban një qendrim objektiv sa i takon Shqipërisë, dhe se qeverisë i mbetet tashmë të plotësojë të gjitha kërkesat për lëvizjen e lirë, e cila bëhet mbi bazën e standarteve të larta. Në këtë intervistë, kreu i qeverisë ka folur edhe për procesin zgjedhor, duke e vlerësuar atë, si dhe për koalicionin e ri qeverisës. Ai e cilesoi edhe njëherë bashkëpunimin me LSI–në si një koalicion të Shqipërisë Europiane, që do të ketë prioritetin e madh dhe kryesor, atë të integrimit në Bashkimin Europian. Për Edi Ramën, kreun e selisë rozë, Berisha tha se ai nuk arrin të pranojë humbjen dhe faktin që populli shqiptar votoi Koalicionin e Djathtë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›