E Diel, 1 Nëntor 2026

Gashi: Aksioni i 'VV' mund të kthehet në favor të Serbisë

TIRANË-Zëvëndësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Ibrahim Gashi shprehet se egziston frika që aksioni i Vetvendosjes të kthehet në favor të Serbisë.
“Mes dy vendeve ekzistojnë disa marrëveshje, ajo për menaxhimin e kufirit, tregtisë, një ndërhyrje si aksioni i nesërm do t’a shfajësonte Serbinë në moszbatimet e marrëveshjeve. Serbisë i intereson destabiliteti në Kosovë dhe në rast se ka, asaj i hiqen masat ndëshkuese që i janë vënë nga ndërkombëtarët”, u shpreh sot ne mbremje Gashi nga Tirana, në TVNEWS24, i ftuar në emisionin “Studio24” e drejtuar nga Denis Minga.

Zv/ministri thekson se më 14 Janar, qytetarët duhet të tregojnë pjekuri, për hir të përpjekjeve disa vjecare që Kosova po kryen për të futur në rrugë zyrtare marrdhëniet me Serbinë.

“Qytetarët duhet të tregojnë pjekuri nesër. Janë bërë përpjekje 20 -vjecare që marrëdhëniet me Serbinë të kthehen në rrugë zyrtare. Zbatimi i reciprocitetit është një marrëveshje me Serbinë, kjo ndërhyrje mund të bëjë që Serbia të thotë se Kosova nuk zbaton marrëveshjen”.

Zv/ministri Gashi shtoi më tej se qeveria ëshë e vendosur të ruajë endin dhe qetësisë, dhe do të ruajë të ruajë reciprocitetin. “Unë mendoj që lëvizja ‘VV’ nesër do të reflektojë si parti parlamentare”.

Gashi kërkoi që nesër rrugët duhet të jenë të qarkullueshme në pikat kufitare. 

Aksioni
Prej ditësh Kryetari i ‘Vetvendosja’, Albin Kurti ka njoftuar rreth aksionit me moton “Serbia nuk kalon”, që do të nisë më 14 Janar, ora 13:00. Nisja do të bëhet nga Merdara dhe ‘Dheu i Bardhë’.
Sipas Kurtit aksioni nuk është kundër popullit, por kundër politikes se Serbisë. Kurti theksoi se përderisa mallrat kosovare nuk eksportohen në shtetin serb, as ato serbe nuk duhet të hyjnë në Kosovë.
“Më 14 Janar do të bllokojmë të gjitha pikat kufitare që na lidhin me Serbinë. Bëhet fjalë për një aksion, protestë ku policia duhet të jetë në krah të qyetarit të Kosovës. Ky aktivitet vjen si rrjedhojë e mosrespektimit të vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga ana e Qeverisë, për vendosjen e reciprocitetit te plotë politik, tregtar e ekonomik karshi Serbisë”.

Albin Kurti ftoi shqiptarët e Shqipërisë të marrin pjesë në këtë aksion të ‘Vetvendosjes’.
“Aksioni nuk ka të bëjë vetëm me kosovarët, por me shqiptarët, kudo ata janë. Të hidhemi në mbrojtje të Republikës së Kosovës, të prodhimeve të vendit tonë. Ftojmë shqiptarët të marrin pjesë. Kam mësuar se nga qytete të Shqipërisë ka organizime lidhur me këtë aksion”, ka bere te ditur Kurti.

'Vetvendosja' siguron se aktiviteti është legjitim dhe do të jetë paqësor. Përmes tij, Lëvizja Vetëvendosje mbron vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke e cilësuar atë si të obligueshëm për Qeverinë, pasi që vjen nga organi më i lartë vendimmarrës i Republikës.

(d.b/el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera Bllokimi i kufijve, policia e Kosovës masa të rrepta Kurti siguron: Protesta e 14 janarit do të jetë paqësore BE: 14 janari kthen pas axhendën Europiane të Kosovës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›