Korçë, ndjekje penale ndaj shefit të higjenës Luan Bejko

Policia e Korçës ka ndërmarrë masën “ndekje penale në gjendje të lirë” ndaj kreut të Shërbimit të Higjenës. Kjo masë është marrë pasi shefi i higjenës, Luan Bejko akuzohet për abuzim me detyrën. Ai akuzohet se ka marrë një shumë të konsiderueshme parash nga një biznes nën kërcënimin për vendosje gjobe . Ndërkohë Prokuroria po heton në lidhje me rastin, ndërsa ka kërkuar pezullimin nga detyra të Luan Bejkos.