E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, mernin ryshfet, arrestohen dy inspektorë të DRSHT

Policia e Korçës ka vënë në pranga dy inspektorë të DRSHT, ndërsa po ndjek në gjendje të lirë një të tretë nën akuzën për abuzim detyre. Mësohet se të arrestuarit janë shtetasit Anesti Themeli 62 vjec dhe Jorgo Demika 42 vjec, ndërsa po ndiqet në gjendje të lirë 38-vjecari Taulant Eshi.

Të tre këta inspektorë të kontrollit të automjeteve akuzohen se kanë marrë ryshfet për automjetet që ngeleshin në sistemin e kontollit. Shtetasit kërkonin shuma të konsiderueshme parash për kalimin e makinave me difekte teknike. Inspektorët dyshohet të kenë përfituar shuma të majme kryesisht gjatë periudhës së festave të fundvitit, ku ka pasur dhe fluks të madh automjetesh.

Gjatë kontollit , u janë sekuestruar ne cilesine e provave materiale nje sasi lekesh te cilat jane kapur ne flagrance, printime nga sistemi i kontrollit te cilat dokumentojne se automjeti ishte me difekte teknike, printime nga sistemi i Kontrollit , te cilat paraqesin te njejtin automjet pa difekte teknike.
Materialet per kete rast do i kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Korce per ndjekje te metejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›