E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëri-Norvegji Nis shitja e biletave, në treg vetëm gjysma

bileta shqiperi-norvegjiSipas organizmit më të lartë të futbollit në vend, nga 16 500 bileta, 10 000 janë të prenotuara pa dalë ende në treg

Ndeshja midis Shqipërisë dhe Norvegjisë ka sjellë dhe surprizat e para, kjo përsa i përket biletave, të cilat nuk duken ende në treg. Sipas burimeve nga Federata shqiptare e futbollit,  16.500 biletat ndodhen ende në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit, në pritje të sinjalizimit për të dalë në treg.

Ajo që të bën më përshtypje në prag të këtij takimi është se diçka më shumë se gjysma e tyre, pra rreth 10 000 bileta reklamohen të shitura. Ndërkohë në këtë periudhë fushate, nuk do të mund të mungonte interesimi i politikës, ku nga 900 biletat që ka në tërësi tribuna qendrore, A dhe B, rreth 700 janë të prenotuara nga administrata shtetërore dhe politikanët.

Sipas burimeve pranë FSHF-së, arsyeja kryesore se përse biletat nuk kanë dalë në treg është për faktin  se duhet mbrojtur publiku dhe tifozët nga tregu i zi. Sipas këtyre burimeve, shkurtimi i kohës së daljes së biletave në treg, kufizon mundësinë për blerje dhe rishitje apo falsifikime të mundshme.

FSHF pritet të nxjerrë për shitje vetëm gjysmën e biletave, pasi pjesa tjetër është e pronetuar. Biletat mendohen të dalin në treg pikërisht ditën e sotme. Biletat do të kenë si elementë sigurie një shirit holograme, numrin e serisë dhe vulën e federatës shqiptare të futbollit. Për ndjekjen e kësaj ndeshje janë paraqitur kërkesa të shumta, krahasuar kjo me ndeshjet e tjera.

Ky është një rast i rrallë përsa i përket interesimit të sportdashësve për të ndjekur një ndeshje futbolli të skuadrës kombëtare. Një rast i tillë ka ndodhur në ndeshjen ndaj Greqisë. Tashmë, të gjithë shpresojnë që të marrin një fitore nga kombëtarja e Shqipërisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›