Gashi: Ja strategjia e qeverisë shqiptare për t’iu ndodhur më pranë diasporës në SHBA

Gjatë një interviste të posaçme, Flamur Gashi, Drejtor i Institutit Kombëtar te Diasporës Shqiptare në Ministrinë e Punëve te Jashtme e vlerëson diasporën shqiptare në Amerikë si pjesën më vitale të kombit dhe si një shtyllë mbështetëse e zhvillimeve e rrjedhave në të gjitha trojet tona etnike
Ku konsiston vizita juaj në SHBA?
Vizita ime ishte e shtrirë në pjesën veri-lindore të bregut të SHBA-së. Domethënë në vend përqëndrimet më të mëdha shqiptare në SHBA-së, aty ku më së shumti ka edhe një veprimtari e aktivitet të mirëfilltë kombëtar, me organizata, shoqata dhe komunitetet fetare, prej edhe nga i ka rrënjët e saja Diaspora jonë. Padyshim që vendin kryesor gjatë kësaj vizite e zuri kryeqendra e shqiptarëve të Amerikës, Nju-Jorku, e tre shtetet përreth tij, shtete këto ku mendohet se jetojnë më shumë se 150 mijë shqiptarë, emigrantë nga Shqipëria, Kosova, dhe të gjitha viset shqiptare në Ballakan, të ikur e shpërnglur në kohë e rrethana të ndryshme, kohore, politike e ekonomike.
Diçka më shumë për takimet?
Do të ishte e vështirë - shumë e vështrirë do të thoja - që të bëja një përzgjedhje të këtillë, por mund të them i sigurt se të gjitha takimet, mendoj se kanë qënë të rëndësishme dhe të dobishme. Interesimi i madh më ka befasur. Patëm rastin të takojmë gjatë këtyre takimeve, shqiptarë të të gjitha moshave, gjinive, të të gjitha vendbanimeve shqiptare, prej ata nga kishin ardhur. Të tria besimeve fetare, të gjitha bindjeve të tyre politike, përfshirë intelektualë, gazetarë, mjekë, artistë, shkrimtarë, poetë, drejtues organizatash e shoqatash, studentë e studente shqiptare, që kanë ardhur të studion në universitet amerikane, afaristë shqiptarë të suksesëshëm në fushën e biznesit në SHBA-së. Në këtë kuadër dëshirojë të theksojë se gjatë të kësaj vizite të parë dhe shumë të suksesëshme për mua, si Drejtor i Institutit Kombëtar të Diasporës, i cili funksioin në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtëme të Republikës së Shqipërisë, ka qënë të takojmë sa më shumë shqiptarë, dhe sa më shumë prej atyre nga të gjitha trevat. Kësaj, besoj se ia arrita, duke filluar me shqiptarët e Çamërisë, ata të Malit të Zi, Preshevës, Bujanocit, Medevegjes e shqiptarët e Maqedonisë.
Sa ka bërë instituti juaj për Diasporën?
Me dinamikën dhe ecurinë që ka diaspora, sot, duhet të jemi koshientë, të themi të vërteten, se megjithëse ne mendojmë se kemi bërë shumë, por kurrsesi me atë se çfarë ka bërë Diaspora. Do të thoja se në disa suaza të caktuara mendojë se ne kemi bërë disa lëvizje të reja, që nuk ishin bërë më parë, e sidomos gjatë 8-vjetëve të qeverisë së PS-së. Për 8 vjet ishit vetë deshmitarë dhe qëndruat siç i thonë një "Diasporë e Harruara". Ne për tre-kater vjet bëmë rikonceptimin e ri, për politikat e shtetit shqiptar në raport me diasporën shqiptare. Bëmë atë që shteti shqiptar, brenda mundësive që ka, të jetë edhe sa më afër diasporës shqiptare. Jemi duke punuar gjithashtu që shumë shpejt të hapim Qendrat Kulturore Shqiptare në Diasporë. Jemi në përfundimin e planeve didaktike, të plan-programeve për të gjithë ciklet e shkollave në gjuhën shqipe në Diasporë. Pra, t'ju vijmë me material shkollor në ndihmë të gjitha shkollave shqipe në diasporë. Po punojmë që sudentëve shqiptarë, kudo t'ju krijohet me shpenzimet e shtetit shqiptar, mësim plotësues në gjuhën shqipe. Me një interesim të drejpërdrejt të Institutit Kombëtar të Diasporës, dhe personalisht të kryeministrtit të Shqipërisë zotit Berisha, që t'ju vijë në ndihmë sa më shumë emigrantëve shqiptarë, po punohet në disa seksione konsulore. Puna ka filluar duke hapur zyra konsullore në çdo qytet ku jetojnë më së shumëti shqiptarët emigrantë. Kjo, mendojmë se do t'ju letësojë edhe më shumë punën qytetarëve shqiptarë në emingacion, për çdo problem. Por, siç e sipërcitova; asnjëherë nuk është mjaft për Diasporën shqiptare, qoftë ajo në Amerikë, Europë, Azi, Australi, Amerikën e Jugut. Apo edhe SHBA- ku diaspora ka një rol të veçantë, për pervilegjin që ka edhe ky vend. Çka, do të thotë, nuk është e mjaftueshme, po qe se e masim me atë "kutin" se çfarë, bëri dhe çfarë bënë Diaspora shqiptare për Shqipërinë, Kosovën, dhe çështjen shqiptare, të pandarë nga hallet e problemet e përditëshme që ka diaspora.
A ju pengon politika, për të zhvilluar një program të depolitizuar me Diasporën?
Aspak! Kryeministri i vendit zoti Berisha, e ka potencuar me të madhe, që askush nuk duhet të ndërhyjë dhe të ndikojë në marrëdhëniet dhe aktivitetin që ka Institutiti Kombëtar i Diasporës, me diasporën. Diaspora dhe aktiviteti i saj, sipas kryeministrit të vendit, duhet të jetë "kryekëput" i depolitizuar. Qeveria, po punon të iket njëherë i mirë nga ajo politikë e vjetër, që regjimi komunistë, patë ngritur dhe investuar shumë për të përçarë diasporën. Duke përdorur edhe forma ideologjike e rekrutuar edhe segmenete të caktuara të Diasporës. Ne kemi një vendim të Qeverisë shqiptare, e cila thotë se të gjithë shqiptarët në emigracion, të trajtohen dhe shikohen në çdo këndvështrim si pjesa më vitale dhe më e qenësishme e kombit. Dhe duhet pranuar, se në çdo aspekt në lidhjet me Diasporën, Institutiti Kombëtar i Diasporës, ka pasë përkrahjen e mëbshtetjen në këtë drejtim të të gjitha partive politike, por, në veçanti do të thoja asaja të Partisë Demokratike, maxhoracës së kësaj qeverie. Dhe përfitojë nga rasti të faleminderojë të gjithë ata që na kanë ndihmuar në këtë drejtim.
...