Gjykata e Tiranës do të shqyrtojë kërkesë-padinë për zvarritjen e hetimeve të rrugës Durrës-Kukës

Altin Abdiu rrëzon kërkesën e Prokurorisë për përjashtimin e gjyqtares Fatmira Hajdari
Tendenca e Prokurorie së Përgjithshme për të mbarsur me ca kapital më shumë politik, xhelozët apo jodashamirësit ndaj qeverisë, ka marrë dje shuplakën e radhës, sërish nga gjyqësori. Gjykata e Shkallës së Parë e Rrethit të Tiranës rrëzoi dje kërkesën e radhës së Prokurorisë së Përgjithshme për largimin e gjyqtares Fatmira Hajdari nga shqyrtimi i kërkesë-padisë nga ministri Lulzim Basha dhe avokati i tij, ndaj organit të akuzës.
Fillimisht ishte gjyqtari Sokol Toma ai që bëri të pavlefshëm vendimin e prokurorisë për zgjatjen e afateve të hetimit nga 6 nëntori deri në 6 dhjetor nga prokuroria dhe dje gjyqtari Altin Abdiu i hapi rrugën gjyqtares Fatmira Hajdari që të nisë shqyrtimin e kërkesës së bërë nga Lulzim Basha për të nxjerrë të pavlefshme hetimet e prokurorisë.
Prokurori
Sipas vendimit të djeshëm, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, gjyqtarja Fatmira Hajdari, do të vazhdojë të shqyrtojë kërkesë-padinë që avokati ligjore i ministrit Lulzim Basha, depozitoi në gjykatë, pas thirrjes së klientit të tij në prokurori, me argumentimin për t’u njohur me akuzat. Prokurori Arben Kraja kishte kërkuar përjashtimin e Fatmira Hajdarit pasi kjo kishte hedhur poshtë kërkesën e tij për të shpallur mos kompetencën e kësaj gjykate për çështjen e ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha. Prokurori Arben Kraja duke e cilësuar veprim e gjyqtares Fatmira Hajdari si të njëanshme, kishte kërkuar nga Gjykata e Tiranës që kjo çështje të gjykohet nga një gjyqtarë tjetër.
Gjyqtari
Por dje, vendimi i dhënë nga gjyqtari Altin Abdiu, i cili shqyrtoi dhe rrëzoi kërkesën e prokurorit Arben Kraja, mbi përjashtimin e gjyqtares Fatmira Hajdari, për
Gjyqtari Altin Abdiu, në prani të prokurorit Arben Kraja, deklaroi dje në sallën e gjyqit se nuk ka bazë ligjore në këtë rast për të përjashtuar gjyqtaren e çështjes dhe se nuk ka pasur njëanshmëri në shqyrtimin e kërkesës së Lulzim Bashës. Sipas vendimit të djeshëm, Fatmira Hajdari është treguar korrekte në vendimin e saj, që ishte kundër kërkesës së prokurorisë për ta dërguar çështjen në Gjykatën e Lartë.
Konflikti
Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës, njëkohësisht është duke u shqyrtuar edhe kërkesë-padia e bërë nga avokati mbrojtës i Ministri Lulzim Basha, Zef Nikaj, i cili i “cilëson të paligjshme veprimet e Prokurorisë së Përgjithshme ndaj klientit të tij lidhur me çështjen penale për rrugën “Durrës- Kukës”. Gjatë këtij gjykimi, pikërisht një seancë më parë përfaqësuesi i Prokurorisë, Arben Kraja, kërkoi largimin e gjyqtares Fatmira Hajdari me pretendimin se ishte e njëanshme në proces, kërkesë kjo e rrëzuar dje nga Gjykata e Shkallës së Parë. Fatmira Hajdari u përzgjodh nga shorti elektronik i Gjykatës së Shkallës së Parë rreth një javë më parë, si gjyqtarja që do të shqyrtojë pavlefshmërinë e urdhrit të prokurorit, për thirrjen e Lulzim Bashës në prokurori, në një kohë që një vendim gjykate i pati ndaluar kësaj prokurorie, çdo veprim hetimor dhe procedural që lidhet me çështjen Durrës- Kukës.
...