E Diel, 1 Nëntor 2026

Gashi: Mbetemi në koalicion, Haziri: Të kthehen në LDK

Anëtari dhe bashkëthemeluesi i Listës Rugova Astrit Haraqija ka dhënë dorëheqje nga ky subjekt. Kështu bëjnë të ditur burime të Indeksonline të afërta me Listën Rugova.

Haraqija ndërkaq nuk ka vendosur nëse do t’i kthehet degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjakovë apo t’i lërë aktivitetet politike krejtësisht.

Ndërkaq, burime të Indeskonline po ashtu bëjnë të ditur se deputeti i vetëm i kësaj liste, Ukë Rugova, djali i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova pritet t’i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Nuk e dimë për Astrit Haraqinë. Ne e kuptuam prej medieve. Nëse ai ka vendosur kështu është punë e tij por Lista Rugova mbetet në koalicion qeverisës”, ka thënë ministri i Ambientit Dardan Gashi, anëtar i Listës Rugova.

Ai për Indeksonline ka folur edhe në emër të Ukë Rugovës dhe Bujar Bukoshit.
“Ukë Rugova, Bujar Bukoshi dhe unë mbetemi në koalicion dhe anëtarët e rinj të Listës Rugova do të vendosen në kuadër të riformatizimit të qeverisë”

Ndërkaq Lutfi Haziri ka thënë për Indeksonline se LDK-ja mirëpret kthimin eventual të tyre.

“ Zgjidhja ma racionale dhe ma e mirë është t'i kthehen shtëpisë se tyre, dhe t'i vazhdojnë aktivitetet politike”.

Lista Rugova ishte formuar në prag të zgjedhjeve të fundit./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›