E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti në spital me krah të thyer

Presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili, është dërguar në spital, pas një aksidenti me çikletë, në Antalia të Turqisë.

Shërbimi për media i presidencës së Gjeorgjisë tha se aksidenti ka ndodhur të dielën.

Mjekët në Stamboll kanë konstatuar se Saakashvili ka pësuar thyerje të trefishtë të krahut dhe është kryer një operacion.

Të gjitha takimet e tij të parapara për sot janë shtyer, transmeton Rel.

Presidenca e Gjeorgjisë thotë se Saakashvili pritet të takohet nesër me presidentin e Turqisë, Abdullah Gul.

Saakashvili arrit të shtunën në Turqi për një vizitë triditëshe./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›