E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajram Rexhepi në Mal të Zi

Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, po qëndrojnë për një vizitë dyditore në Republikën e Malit të Zi.

Ata sot u pritën nga Ministri i Punëve të brendshme të Malit të Zi, Rashko Konjeviq, si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Malit të Zi.

Gjatë takimit pjesëmarrësit vënë në dukje rëndësinë e raporteve ndërinstitucionale si dhe atyre të bashkëpunimit me të gjithë organizmat të cilët mund t’i kontribuojnë sigurisë në rajon.

Të dyja palët shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë mes dy vendeve, duke specifikuar sferat e përbashkëta si:

• Demarkacioni
• Fiksimi i vendkalimeve kufitare,
• Aplikimi i perbashket i IBM,
• Marreveshja për Bashkëpunim policor,
• luftimi i përbashkët i krimit të organizuar,
• patrullimet e perbashkëta ndërkufitare,
• shkembimi i informatave intelegjente policore mes dy shteteve,
• identifikimi dhe paisja me dokumente identitetit për persona të zhvendosur etj.

Takimi u karakterizua për nga fryma e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit ku u diskutua edhe për shumë çështje të tjera nga sfera të ndryshme./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›