E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferizaj: “Merimanga” kapë revole, shufra metalike e thika

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës të Drejtorisë Rajonale në Ferizaj, kanë realizuar planin operativ ,,Merimanga”.”Ky plan operativ është duke përmbushur detyrat e parapara lidhur me parandalimin dhe luftimin e krimit dhe veprave të ndryshme penale dhe kundërvajtëse”, ka pohuar zëdhënësi rajonal i PK-së, Agim Gashi.

Gjatë vikendit ishin kryer kontrolle të automjeteve në pika kontrolli, është mbuluar tereni me patrullime me pjesëtarë të uniformuar dhe në rroba civile, duke vizituar pikat më problematike në qytet si dhe lokalet e bastoreve dhe restoranteve në qytet dhe periferi.

Në të gjitha këto raste “Merimanga” kishte arrit të kapë dhe të konfiskoj: 1 revole e llojit ,, Crvena Zastava”, një karikator, tetë fishekë të kalibrit 9 mm, një “Spray”, tri shufra metalike dhe katër thika.

Të gjitha këto armë dhe pajisje ilegale, policia i ka konfiskuar dhe do të përdoren si prova ndaj të dyshuarve.

Gashi ka pohuar se “realizimi i këtij plani është duke dhënë rezultate të mira në parandalimin e veprave penale dhe ka dhënë efektin e dëshiruar tek qytetarët për prezencën e policisë dhe rritjen e ndjenjës së sigurisë tek ta”.

Parashihet që të vazhdohet me punë të përhershme me plane operative të kësaj natyre./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›