Gashi: Po marrim masat e duhura në shëndetësi
Prishtinë (Start) - Në seancën e djeshme parlamentare, me kërkesë të Grupit Parlamentar të LDD-së, në interpelancë ishte ftuar ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Alush Gashi. Pyetjen e interpelancës në këtë seancë e paraqiti deputetja e LDD-së, Qamile Morina. Pyetja kishte të bëjë me gjendjen në sistemin shëndetësor, e cila nga deputetja Morina karakterizohej si shumë rëndë, si dhe me masat që duhet të ndërmerren për tejkalimin e kësaj gjendjeje.
Në fjalën e tij, ministri Gashi tha se pyetjet e deputetes Morina, tejkalojnë tekstin e kërkesës për interpelancë të paraqitur në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës, për ta vënë në rendin e ditës së kësaj seance një informatë rreth gjendjes në sistemin shëndetësor . Në vazhdim ministri Gashi tha se çështja e shëndetësisë kualifikohet si prioritet nacional. Sistemi shëndetësor , theksoi Gashi , është në gjendje të rëndë, por janë arritur rezultate të pakontestueshme, ndërkaq, si objektiva strategjike të Ministrisë janë : krijimi i sistemit të qëndrueshëm financiar, përmirësimi i resurseve dhe ngritja e cilësisë së shërbimeve, zvogëlimi i vdekshmërisë, sigurimi dhe funksionalizimi i pajisjeve etj. Pasi theksoi se të gjithë qytetarët e Kosovës gëzojnë sigurimin shëndetësor themelor, ai tha se është e nevojshme që Kosova të ketë një ligj për sigurimet shëndetësore, duke premtuar njëkohësisht se Ministria e Shëndetësisë së shpejti do t' ia paraqesë Kuvendit Projektligjin për sigurimet shëndetësore .
Ministri Gashi pastaj foli lidhur me përpjekjet që bëhen për modernizimin e QKU-së, si dhe për çështjen e licencimit të institucioneve shëndetësore nga sektori privat. Ministri Gashi tha se është e nevojshme që në sistemin shëndetësor të Kosovës të pasojë një reformë rrënjësore, që duhet të shoqërohet me rritje të buxhetit dhe ngritje të cilësisë së shërbimeve shëndetësore.