Kuçi: Arrestimet e mjekëve nuk mbështeten nga qeveria
Prishtinë (Start) - Kryeministri Hajredin Kuçi ka reaguar lidhur me arrestimet e mjekëve të Klinikës “Medikus”. Gjatë një debati në seancën e djeshme parlamentare në Kuvendin e Kosovës, ai u shpreh se arrestimet spektakulare të mjekëve nuk gëzojnë mbështetjen e Qeverisë. Gjendja në shëndetësi nuk mund të ndryshohet me spektakle. Ne mbështesim dinjitetin e mjekut, kemi respekt për punën e tyre, tha ai. Sipas zotit Kuçi, çdo gjë duhet të bëhet na pajtim me ligjin. Lidhur me këtë, zëvendëskryeministri Kuçi paralajmëroi edhe disa masa përgjegjësve që shkaktuan këto spektakle.