Gjenevë; Emigrantët në protestë kundër planit “Moon”
Gjenevë - Emigrantët shqiptarë do të organizohen nesër në Gjenevë në një protestë kundër planit të Kombeve të Bashkuara lidhur me çështjen e shtrirjes se EULEX sipas planit të Ban Ki Moon. Ata do të mblidhen nesër, më 6 dhjetor, në orën 14:00 përpara selisë së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë. Organizatorët shprehen se gjithçka do të behët në shenjë proteste kundër pazarllëqeve në kurriz të popullit shqiptar dhe në mbrojtje të pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Nga kjo protestë do të kërkohet që të mos negociohet me askënd në dëm të pavarësisë, të sovranitetit e të integritetit territorial të Kosovës, kurse nga OKB, SHBA dhe BE, që do të kërkohet ta mbrojnë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës pa hyrë në aventura të tjera të lojërave të rrezikshme me zjarrin. Nga protesta do t'u dërgohet një Memorandum OKB së, BE së, vendeve te Grupit të Kontaktit dhe Kuvendit të Kosovës, me të cilin do të kërkohet garantimi i mbrojtjes së pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit teritorial të Kosovës.