Krasniqi: Të bashkohemi, nëse kërkojnë të na ndajnë
Prishtinë - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, deklaroi se shqiptarët nuk duhet ta përjashtojnë as luftën, nëse ajo u imponohet. Në një intervistë për TV "Kohavision", kryeparlamentari Krasniqi gjithashtu tha se shqiptarët duhet ta mendojnë bashkimin kombëtar nëse ndahet Kosova. "Edhe Skënderbeu ka thënë se lufta është çmenduri, por nëse të imponohet është urti", tha Krasniqi, duke shtuar se populli shqiptar është i paqes, por nëse dikush mendon ta bëjë Kosovën cop copë, atëherë duhet të mendojnë se si do të përgjigjen. QIK