E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gashi: Stuata elektorale në Kosovë, jo premtuese

Nënkryetari i Aleancës për Kosovën e Re, Ibrahim Gashi vëren me shqetësim se situata elektorale në Kosovë nuk duket e qetë dhe premtuese aq sa duhet. Z.Gashi thotë se partitë politike nuk kanë një program të qartë se si do të zgjidhet çështja e problematikës së gjerë që shqetëson Kosovën, por mjaftohen me retorika dhe fjalë boshe.
Z.Gashi shton se as KQZ nuk ka ofruar garanci se do të jetë në lartësinë e duhur për të menaxhuar procesin zgjedhor.Në 15 nëntor Kosova do të zhvillojë zgjedhjet e pushtetit vendor. AKR garon në këto zgjedhje në koalicion me LDD e Nexhat Dacit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›