E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, e zhgënjyer me vendimin e Italisë për dënimin e agjentëve të CIA-s

Shtetet e Bashkuara janë shprehur të zhgënjyer lidhur me vendimin e drejtësisë italiane, e cila ka dënuar me burg në mungesë 23 agjentë të CIA-s. Deklarata është dhënë nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ian Kelly. Një gjykatë italiane dënoi 23 ish operativë të zbulimit amerikan me deri në tetë vjet burg për rrëmbimin në vitin 2003 të një kleriku egjiptian në Milano. Të gjithë amerikanët u gjykuan në mungesë dhe u dënuan nën akuza për rrëmbimin e të dyshuarit terrorist Osama Moustafa Nasr.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›