E Diel, 1 Nëntor 2026

Gashi në Arabinë Saudite: Na ndihmoni me njohje të reja

Gjatë qëndrimit të tij në Arabinë Saudite, më 7-8 prill , zëvendësministri i jashtëm i Kosovës, Ibrahim Gashi, ka kërkuar nga

zëvendësministri i jashtëm i këtij vendi, Khalid Al Jindan, që Riadi të ndihmoj në lobimin për njohje të reja për Kosovën, nga komuniteti i shteteve arabe dhe islamike.

Gashi, gjithashtu, ka kërkuar që të ketë investime nga Arabia Saudite në Kosovë, bën me dije Ministria e Jashtme e Kosovës në një njoftim për shtyp.

Gjatë këtij turneu, zëvendësministri i jashtëm i Kosovës, Ibrahim Gashi, viziton edhe Egjiptin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›