E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria, ndryshime të drejtuesve në Berat e Gjirokastër

Mbledhja e rradhës e Këshillit të Prokurorisë, e mbajtur sot ka pasur në rend dite shqyrtimin e disa propozimeve të Prokurorit të Përgjithshëm për transferimin e disa prokurorëve në disa zyra të prokurorive në rrethe. Këto transferime janë në funksion të mirëorganzimit të punës dhe fuqizimit të kapaciteteve njerëzore në përgjigje të dinamikës dhe volumit të punës të zyrave respektive, të evidentuara në analizat vjetore të kryera.

Këshilli i Prokurorisë me përbërjen e tij të plotë, në mënyrë unanime u shpreh në favor të realizimit të këtyre transferimeve. Gjatë mbledhjes u mor në shqyrtim edhe kandidatura për drejtuesin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, ku Këshilli dha pëlqimin për emërimin në këtë funksion të prokurorit z. Arben Pasho, i cili ka ushtruar me sukses deri në këtë momente detyrën e drejtuesit të Njësisë Task Force të Prokurorisë së Rrethit Gjirokastër.
 

Gjithashtu Prokurori i Përgjithshëm ka shkarkuar nga detyra e drejtuesit të Prokurorisë së Rrethit Berat, z. Xhemal Saliaj, me motivicionin për keqadministrim të dokumentacionit dhe mosushtrim të funksioneve drejtuese. Si drejtues në këtë zyrë është komanduar prokurori z.Ardian Ylli.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›