Serbi, arrestohen të dyshuarit për vënien e zjarrit në Ambasadën e SHBA-së
Policia e Serbisë ka bërë të ditur se po ndërmerr bastisje për arrestimin e së paku 14 personave të akuzuar për vënien e zjarrit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Beograd, në vitin 2008, gjatë trazirave kundër pavarësisë së Kosovës.
Prokurorja publike e Serbisë, Zagorka Dollovac, tha se policia ka filluar sot ndërmjarrjen e aksioneve në disa qytete të Serbisë, përfshirë edhe kryeqytetin Beograd, por nuk ka thënë se sa të dyshuar janë arrestuar deri tani.
Qindra protestues nacionalistë kishin depërtuar në Ambasadën amerikane më 21 shkurt të vitit 2008, në shenjë të protestës kundër mbështetjes së Shteteve të Bashkuara për pavarësinë e Kosovës.
Ndërkohë deri tani një person i dyshuar është paraqitur në gjykatë për sulm në Ambasadë, gjatë së cilit u vra një protestues.