Aparati i ekografisë për Bulqizën rikthehet në Tiranë
Aparati i ekografisë, i cili u reklamua përpara kamerave si dhuratë e kryetares së fondacionit "Fëmijët shqiptarë", Liri Berisha, për maternitetin e Bulqizës, ka qëndruar në këtë spital vetëm tri orë për t‘u kthyer përsëri në Tiranë.
Madje drejtori i spitalit të Bulqizës na siguroi se dhurata për spitalin e tyre nuk ka vajtur fare në Bulqizë, por është në Tiranë. Aparati i ekografisë që u reklamua si dhuratë që do të zgjidhte problemet e banoreve të Bulqizës, që udhëtojnë me kilometra të tëra për një ekzaminim të tillë, ishte një nga aparatet e maternitetit të Tiranës, i cili u përdor për të kryer disa vizita vetëm ditën e ceremonisë. Drejtori i spitalit të Bulqizës e konfirmoi këtë dje në emisionin "Fiks Fare".
Aparati i ekos ka qëndruar vetëm tri orë në Bulqizë dhe ka marrë rrugën e kthimit drejt Tiranës. Një ditë pas kësaj ceremonie shkuam dhe pyetëm në spitalin e Bulqizës, si dhe në maternitetin e këtij qyteti për ekon. Të gjithë ngrinin supet. Asnjë punonjës i spitalit nuk e dinte se ku ishte aparati i ri i ekografisë. Të gjithë të drejtonin nga njëri mjek te tjetri. Një mjek thotë se nuk e ka parë fare aparatin e ekos. Ndërsa një infermiere e maternitetit të këtij qyteti deklaron e sigurt se aparati i ekos nuk është as në maternitet, por mund të jetë në zyrën e doktor Gëzim Pucit, doktor gastrohepatolog. Por as atje nuk e gjetëm. Pacientët e spitalit ndihen të zhgënjyer se përse aparatin e ekografisë që solli zonja e çuan në spitalin e Peshkopisë.
Pra, në Bulqizë askush nuk e di se çfarë ka ndodhur me aparatin e ekografisë.
Shkuam dhe pyetëm kryetarin e Bashkisë së Bulqizës, Roland Hoxha.
Sipas tij, ekoja që erdhi në ceremoninë e së premtes së kaluar në spital u kthye në Tiranë, pasi duhet të specializohen dy ose tri mjekë për përdorimin e saj dhe më pas kjo aparaturë do të mbërrijë në spitalin e Bulqizës. Ky vendim u mor pasi është diskutuar edhe me drejtorin e shëndetit parësor, sepse në Bulqizë nuk ka asnjë mjek, që të dijë të përdorë ekografinë.
Por kur pyetëm drejtorin e spitalit të Bulqizës, mësuam se aparati i ekos nuk kishte mbërritur asnjëherë në këtë spital. Aparatura me të cilën u kryen disa vizita mjekësore ditën e ceremonisë dhe që u reklamua si aparatura dhuratë, ishte e maternitetit të Tiranës.
Ekografia që ka dhuruar fondacioni "Fëmijët shqiptarë" nuk është nisur asnjëherë nga Tirana drejt Bulqizës. Vetëm pasi të specializohet mjeku për përdorimin e saj, spitali i Bulqizës do të ketë ekografi.
Në krye të kësaj strukture bamirësie qëndron bashkëshortja e Kryeministrit
Ndihmat e fondacionit "Fëmijët shqiptarë"
shpërndahen me furgon policie
Një furgon i policisë, i ngarkuar me kuti me ndihma, është shkarkuar të premten e kaluar nga punonjësit e Ndërmarrjes së Mirëmbajtjes së Bashkisë së Bulqizës. Punonjësi i policisë ka zbritur nga furgoni blu me fenelina policie të gjitha ndihmat që fondacioni "Fëmijët shqiptarë" kishte sjellë për fëmijët e minatorëve, që kanë humbur jetën në minierën e këtij qyteti.
Pasi punonjësit e Bashkisë së Bulqizës kanë nxjerrë të gjitha kutitë e ndihmave nga furgoni, zonja Berisha ua ka shpërndarë fëmijëve të pranishëm në ceremoni.
Në asnjë moment gjatë ceremonisë nuk u tha gjë nëse këto ndihma ishin nga shteti shqiptar apo nga ndonjë projekt i përbashkët ndoshta me Ministrinë e Brendshme, që të justifikohej prania e automjeteve të Policisë së Shtetit në shpërndarjen e ndihmave. Madje, në fjalën e saj, kryetarja e këtij fondacioni, zonja Liri Berisha, theksoi se aparati i ekografisë dhe dhuratat e tjera ishin nga fondacioni "Fëmijët shqiptarë".
Madje, zonja Berisha mori përsipër që të zgjidhë problemet e fëmijëve që duan të arsimohen, duke garantuar se për këtë do të kërkojë ndihmën e biznesmenëve, ndihmën e fondacioneve të ndryshme, apo duke u lidhur me shkolla të tjera të kualifikuara në Tiranë. Po atë ditë, një grup mjekësh të maternitetit të Tiranës kanë kryer vizita falas në këtë qytet. Kanë qenë rreth 50 gra, por edhe fëmijë nga qyteza që iu nënshtruan vizitave mjekësore falas, duke u dhënë me të vërtetë një ndihmë të nevojshme. Një ndihmë që vlen shumë aty ku shërbimi mjekësor pothuajse nuk ekziston.
Situata
Spitali i Bulqizës, pa mjekë dhe ujë
Në Bulqizë nuk ka as gjinekolog, as pediatër për leonatët, as reumatolog. Madje, një kirurg, i cili jeton në Tiranë dhe punon në spitalin e Bulqizës, kryen të gjitha llojet e operacioneve në pesë ditët e para të javës, pasi në fundjavë largohet drejt kryeqytetit. Këtë e deklaroi dje në emisionin "Fiks Fare", drejtori i spitalit të Bulqizës, Fatos Hoxha. Ky kirurg kryen edhe lindjet me operacion, pasi në Bulqizë nuk ka kirurg tjetër.
Pacientët e spitalit të Bulqizës ankohen se në këtë spital nuk ka as ujë, as medikamente dhe as kushte minimale.
"Ujë nuk ka asnjëherë. Nuk lahemi fare, por përdorim vetëm letra", tregon një pacient. Të gjithë të shtruarit në këtë spital i marrin nga shtëpia çarçafët, batanijet, jastëkët, që në momentin kur marrin në dorë fletën e shtrimit. Spitali nuk u ofron asgjë. Pa llogaritur që pjesa më e madhe e mjekëve specialistë në këtë spital mungojnë.