E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gasperini Krenari te stervisesh Interin

“Është një krenari e vërtetë të stërvisësh Interin. Ishte një surprizë në fillim, por tani ekziston ambicja dhe dëshira për të luajtur një sezon të madh”.

Me këto fjalë e ka komentuar detyrën e tij të re tekniku i klubit zikaltër, Gian Piero Gasperini, në një intervistë për televizionin e ekipit.

Për Gasperinin, ardhja tek Inter është një pikë si nisjeje, ashtu edhe mbërritjeje. “Janë të dyja gjërat.

Deri para pak kohësh mund të ishte një pikë mbërritjeje, ndërsa që tani e tutje do të jetë një pikë nisjeje për t’i dhënë sa më shumë gëzime skuadrës”, është shprehur Gasperini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›