E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moggi lavdëron blerjen e Xhemajlit

Nga Express më 28 qershor 2011 në ora 12:15

Ish drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Luciano Moggi ka lavdëruar Napolin për transferimin e mesfushorit Blerim Xhemajli nga skuadra rivale nga Serie A, Parma.

Futbollisti nga Tetova në fundjavën e shkuar arriti marrëveshje për transferimin e tij në San Paolo, pas një sezoni ku shkëlqeu në formacionin bazë të Parmës, duke qenë njëri prej anëtarëve kryesor të ekipit që siguroi mbijetesën në Serie A.

Sipas Moggit, Napoli ka bërë punë të shkëlqyeshme me transferimin e Xhemajlit.

“Sa i përket Napolit, blerja e Xhemajlit është sigurisht një investim i mirë. Ai nuk do të jetë një rezervist i thjeshtë, por ka potencial të ofrojë shumë më tepër”, tha Moggi gjatë emisionit Sport Show Calciomercato. Sipas medieve italiane, Napoli për Xhemajlin i pagoi Parmës 9 milionë euro dhe ofroi gjysmën e kartonëve të pronësisë së mesfushorit Manuele Blasi dhe Fabiano Santacroce.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›