De Maiziere ministri i ri gjerman i Mbrojtjes

Nga Express më 02 mars 2011 në ora 17:00
Ministri i ri gjerman i Mbrojtjes do të jetë, Thomas de Maiziere, i cili deri tani ka ushtruar postin e ministrit të Brendshëm. Ai pason në Ministrinë e Mbrojtjes, politikanin kristian-social, Karl-Theodor zu Guttenberg, i cili dha dorëheqjen të martën, pas skandalit rreth doktoraturës së tij.
Kjo u bë e ditur nga kryetari i CSU-së, Horst Seehofer. De Maiziere do të zëvendësohet në Ministrinë e Brendshme nga politikani kristiansocial, Hans-Peter Friedrich.
Për këtë ranë dakord krerët e dy partive të Unionit CDU/CSU.
Kancelarja Angela Merkel pritet të bëjë zyrtarisht publike ndryshimet në kabinet gjatë pasdites.