E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, Serbi dhe Kroaci vetëm me letërnjoftime

Nga Express më 02 mars 2011 në ora 17:00

Lëvizja e lirë e qytetarëve vetëm me letërnjoftime midis Maqedonisë, Serbisë dhe Kroacisë është një nismë e re e ministrave të Brendshëm të këtyre tri vendeve.

Ministrat e Brendshëm të këtyre tri vendeve kanë shtruar këtë çështje në një takim të përbashkët të zhvilluar në kuadër të konferencës ministrore të Ministrive të Punëve të Brendshme të vendeve të Evropës Juglindore.

Ministrat e Brendshëm të Maqedonisë dhe Serbisë, Gordana Jankullovska dhe Ivica Daçiq kanë ftuar homologun e tyre kroat, Tomislav Karamarko, që bashkërisht ti mundësojnë qytetarëve të tyre të kalojnë kufijtë midis tre vendeve vetëm me letërnjoftime.

Qytetarët e vendeve të BE-së tanimë mund që të kalojnë kufijtë e vendeve ballkanike vetëm me një dokument për identifikim personal, andaj tre ministrat e brendshëm propozuan që kjo mundësi të shfrytëzohet edhe nga qytetarët e tyre.

Lëvizja e lirë vetëm me letërnjoftime midis Maqedonisë dhe Serbisë do të realizohet gjatë muajve të ardhshëm, vetëm me formalizmin e një marrëveshje ndërshtetërore që pritet të nënshkruhet në Shkup ose në Beograd.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›