2.5 milionë dollarë për makinën e Ahmadinejadit

Nga Express më 02 mars 2011 në ora 18:10
Makina e tipit Peugeot që i përkiste presidentit iranian, Mahmud Ahmadinejad, është shitur për 2.5 milionë dollarë në një ankand bamirësie.
Ahmadinejad njoftoi vitin e kaluar se paratë do t’i dhuronte për një projekt strehimi për familjet e varfra.
Sipas medieve iraniane, presidenti i Republikës Islamike ka përdorur Peugeout-in e bardhë në kohën kur shërbente si kryetar i bashkisë së Teheranit.
Përndryshe, në tregun lokal makina kapte vlerën prej 2 mijë dollarë.