Kosovë, Qëndrim Gashi largohet nga FER-i?

Një nga figurat qendrore të partisë Fryma e Re, Qëndrim Gashi, ka gjasa që nesër përfundimisht të largohet nga kjo parti.
Përmes një letre dërguar mediave kosovare ai i fton ato që të marrin pjesë nesër në një konferencë shtypi.
Sipas mediave kosovare Gashi është i pakënaqur me menaxhimin e partisë, që pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit, kur FER nuk arriti të kalojë pragun. Mësohet gjithashtu se rrugës së Gashit mund të shkojë shpejt, edhe bashkëthemeluesi i kësaj partie, Ilir Deda.