E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia ndërron orën për herë të fundit

Rusia ka kaluar përgjithmonë në llogaritjen verore të kohës. Ky ndryshim u iniciua në muajin shkurt nga presidenti Dmitry Medvedev, i cili tha se lëvizja e akrepave shkakton stres te njerëzit dhe kafshët.

Moska, siç njofton REL, tani do të jetë katër orë përpara Greenwichit, gjatë gjithë vitit.

Ekspertët, megjithatë, mohojnë të ketë ndonjë studim që ka vërtetuar se ndryshimi i orës shkakton stres ose sëmundje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›